Inspektorati dhe Policia e Kosovës kanë nisur një aksion në të gjithë Kosovën për të marrë masa ndaj të gjithë personave që nuk po i respektojnë vendimet e qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Inspektoratit njoftojnë se mbrëmë në Gjakovë është arrestuar një person, të cilit i është shqiptuar një gjobë dhe i është mbyllur lokali përkohësisht.
I njëjti burim ka theksuar se aksion i ngjashëm është duke vazhduar edhe sonte ku janë mbyllur disa lokale.
“Në krejt Kosovën, Gjakovë, Prishtinë, Ferizaj, Gjilan sonte është aksion masiv. Kanë mbyll lokale në Gjakovë, kanë arrestuar persona. Mbrëmë në Gjakovë është marrë një person i është shqiptuar gjoba dhe i është mbyllur lokali përkohësisht, njëjtë edhe sonte”, ka thënë tuje burim brenda Inspektoratit.