×
  • Kronika
  • Kronika

    Detaje ekskluzive, ja çfarë u gjet në shtëpinë e policit të arratisur

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Zyrtarit të Policisë së Kosovës, Ferid Leci, i shpallur në kërkim nga mbrëmë kur edhe iu shmang arrestimit të tij, pasi paraprakisht e kuptoi se forcat e rendit e kishin futur edhe atë në listën për arrestim, i është bastisur shtëpia.

    Megjithëse nuk arritën ta prangosin, forcat e rendit bastisën mbrëmë shtëpinë e Ferid Lecit në Hodonoc të Kamenicës, brenda së cilës u gjetën armë zjarri pa leje, para të gatshme dhe gjësende tjera të kundërligjshme.

    Në shtëpinë e tij dyshohet se janë sekuestruar edhe disa telefona celular të cilët do të dërgohen për ekzaminim, nga ku pritet që të nxirren prova për të mbështetur pretendimet e prokurorisë për veprimtaritë ilegale të të dyshuarit.

    Në një distancë prej rreth dy kilometra nga shtëpia e tij, përballë një restoranti në dalje të fshatit Hodonoc, është lokalizuar edhe një stallë me rreth 100 krerë lopë, e cila dyshohet se është në pronësi të policit të arratisur dhe familjes së tij.

    Bëhet e ditur se lopët janë sekuestruar nga AUV-i me dyshimin se janë të kontrabanduara dhe është dobi pasurore e fituar me vepër penale.

    Leci dyshohet se nuk pati guxim për luftimin e krimit dhe korrupsionit në zonën ku shërbeu për një kohë të gjatë, prandaj dyshohet se iu bashkua grupeve kriminale që në mënyrë ilegale arritën të përfitonin materialisht.

     

    Nga Rubrika
    Kronika21 Maj 2025
    Një person është arrestuar të martën në Prishtinë për tregti të ndaluar. Ai dyshohet se në dyqanin e tij të ketë shitur...
    Kronika21 Maj 2025
    Një kamion është përfshirë nga zjarri në dalje të autostradës në Fushë-Kosovë. Lidhur me këtë rast tashmë policia i ka nisur hetimet....
    Kronika20 Maj 2025
    Është arrestuar i dyshuari R.I., 32-vjeçar pasi i njëjti ka vjedhur një laptop të markës “Apple” një aparat fotografik profesional “Sony” dhe...
    Të tjera
    Lajme23 Maj 2025
    Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se gjatë manifestimit të sotëm të maturantëve serbë në Mitrovicën e Veriut, disa...
    Lajme23 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën dyditore në Zvicër. Atje, ajo u ftua nga homologia e saj zvicerane, Karin Keller-Sutter. Në një...
    Lajme23 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka thënë se kreu i VV-së, Albin Kurti, po zhvillon bisedime me kreun e Nismës, Fatmir...
    Lajme23 Maj 2025
    Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë se vendimi i këtij institucioni për daljen në treg të hapur për biznese...
    Lajme23 Maj 2025
    Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kryeministri i dorëhequr, Albin Kurti, po insiston në votim të fshehtë...
    Lajme23 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar rreth asistentëve personal të angazhuar nga deputetët. Cakolli në postimin e tij e ka lidhur këtë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.