-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon të vazhdojë rigjykimi ndaj ish-inspektorëve të Komunës së Prishtinës

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Gjykimi për korrupsion dhe armëmbajtje pa leje ndaj 10 ish-inspektorëve të Komunës së Prishtinës, Ismet Haliti, Skënder Canolli, Blerina Syla, Vehbi Abdullahu, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mërgim Shala, Granit Cenaj dhe Drita Rukiqi, i planifikuar të mbahet të hënën, ka dështuar për shkak të mungesës së njërit nga anëtarët e trupit gjykues.

    Këtë e ka bërë të ditur kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Beqir Kalludra, i cili ka thënë se trupi gjykues nuk është në përbërje të plotë, për shkak se gjykatësi Agim Kuqi gjendet në pushim vjetor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Të pranishëm në këtë seancë ishin prokurorja Drita Hajdari dhe të akuzuarit me mbrojtësit e tyre, ndërsa ka munguar mbrojtësi i të akuzuarit Granit Cenaj, avokati Ramë Gashi, i cili sipas të akuzuarit gjendet jashtë vendit.
    Gjithashtu, gjykata e ka konstatuar edhe prezencën e dëshmitarit Xhemshit Aliu, i cili ishte thirrur për të dhënë dëshminë e tij në këtë seancë.

    Në mungesë të kushteve ligjore, gjykatësi Kalludra mori vendim që kjo seancë të shtyhet për 11 shtator 2020, në ora 9:00.

    Ndryshe, Ismet Haliti, Skender Canolli, Blerina Syla, Vehbi Abdullahu, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mërgim Shala, Granit Cenaj dhe Drita Rukiqi, po akuzohen se në pozitën e inspektorëve të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, gjatë periudhës kohore 2010 – 2014, nuk i kishin përmbushur detyrat zyrtare sipas ligjit.

    Dy nga të akuzuarit në këtë rast, Ismet Haliti dhe Skender Canolli ngarkohen edhe me veprën penale të armëmbajtjes pa leje, kurse për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve po akuzohet edhe biznesmeni Qemajl Pozhegu, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, më 20 prill 2020, ish-shefin e sektorit të inspektoratit të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Ismet Halitin, e kishte dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe me 1000 euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

    Me aktgjykimin e shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, Ismet Halitit i ishte konfiskuar edhe veturat dhe para në shumën prej 11 mijë eurosh si dhe pistoleta.

    Skënder Canolli, ishte shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare si dhe armëmbajtje pa leje dhe ishte dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim si dhe me 1 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

    Skënder Canollit po ashtu i ishte konfiskuar, makina e tipit “Passat” dhe 10 mijë franga zvicerane.

    Inspektorja Blerina Syla ishte dënuar me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Vehbi Abdullahu, gjithashtu më dy vjet burgim, Blerim Ibishi me dy vjet, Mergim Shala, me dy vjet dhe gjithashtu i ishte konfiskuar banesa në lagjen “Kalabria”, derisa Drita Rukiqi ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj, Arbenita Ajeti 1 vit e 6 muaj, Ardian Muhadri me 1 vit burgim, dhe Granit Cenaj 1 vit burgim.

    Kurse, afaristi Qemajl Pozhegu, ishte dënuar me 20 mijë euro gjobë për falsifikim të dokumenteve.

    Të pakënaqur me aktgjykimin e shkallës së parë, avokatët mbrojtës të të gjithë të akuzuarve ishin ankuar në Apel, duke atakuar kështu aktgjykimin e Themelores nën pretendimet se ka shkelje esenciale të dispozitave procedurale, vërtetim të gabuar të gjendjes faktike, shkelje të ligjit penal si dhe në lidhje me vendimin për sanksionin penal.

    Duke aprovuar ankesat e mbrojtësve, në dhjetor të vitit 2018, Gjykata e Apelit e kishte anuluar aktgjykimin e Themelores dhe lëndën e kishte kthyer në rigjykim.

    Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), kishte ngritur aktakuzë më 12 qershor të vitit 2015 me pretendimin se të pandehurit Ismet Haliti, Skender Canolli, Blerina Syla, Vehbi Abdullahu, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mërgim Shala, Granit Cenaj dhe Drita Rukiqi, në pozitën e inspektorëve të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, gjatë periudhës kohore 2010 – 2014, nuk i kishin përmbushur detyrat zyrtare sipas ligjit.

    Të njëjtit akuzohen se nuk i kanë parandaluar ndërtimet kundërligjore ndaj objekteve të investitorëve Isen Sadiku nga kompania ”Hysi Group”, Ymer Veliu ”Naki Trade”, Arbër Kryeziu ”Al Petrol”, Bedri Prishtina ”Tregtia”, Shefik Rexhepi “Euro Abi”, Azem Rusinovci ”Reforma”, Bejtush Gashi ”VG Construction” dhe Fisnik Morina nga kompania “ART Group”.

    Tutje, të akuzuarit supozohet se nuk i kanë ekzekutuar vendimet e Inspektoratit për rrënimin e këtyre objekteve.

    Ndërkaq, i pandehuri Qemajl Pozhegu, pronar i kompanisë “Pozhegu Brothers”, akuzohet për falsifikim të dokumenteve, pasi që i njëjti, pretendohet se ka ndryshuar lejen e ndërtimit me qëllim të shfrytëzimit të tij si dokument origjinal.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Eugen Cakolli, nga KDI, përmes një postimi në Facebook ka theksuar se ish-ministrat që janë bërë deputetë në zgjedhjet e fundit s’janë...
    Lajme16 Maj 2025
    Sonte në orën 20:00, Festivali Sunny Hill do të publikojë zyrtarisht listën e plotë të artistëve që do të marrin pjesë në...
    Lajme16 Maj 2025
    Më 2 dhe 3 qershor të këtij viti në Prishtinë do të mbahet edicioni i tretë i Forumit Ndërkombëtarë për Gratë, Paqen...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Shkëmbimi i sigurt i informacioneve dhe rritja e ndërveprueshmërisë ndërmjet ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcës së Sigurisë së...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, homologu i tij francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe...
    Lajme16 Maj 2025
    Një tender të majmë me AQP-në. Një me ZKM-në. Një vizitë e ‘ngrohtë’ e Kryeministrit Kurti në  biznesin e Arif Elshanit, që...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, sot në Tiranë. Osmani tha se këtë takim po...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka mohuar se ka vonesë në planet e kompanisë së Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan...
    Lajme16 Maj 2025
    Gjatë një diskutimi për rëndësinë e Samitit në Tiranë, analisti politik Roland Qafoku ka reaguar live në “Kosova Live” me tone të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.