×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon Kuvendi, 128 Projektligje presin miratimin

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Përgjatë periudhës janar – gusht, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur gjithsej 24 seanca, pesë prej të cilave nuk kanë arritur të përmbyllen për shkak të mungesës së kuorumit, për t’iu dhënë kështu epilog edhe gjashtë pikave të mbetura nga këto seanca.

    Nga 24 seanca të mbajtura, 13 prej tyre janë plenare, 7 të jashtëzakonshme dhe 4 solemne, ndërkaq në 11 raste ato kanë vazhduar për një ditë tjetër për shkak të mungesës së kuorumit në votim, raporton Front Online

    Edhe komisionet parlamentare gjatë sesionit pranveror, kanë realizuar gjithsej 145 mbledhje, prej të cilave 10 në mënyrë virtuale, si dhe është zhvilluar vetëm një dëgjim publik.

    Këtë gjë e ka konfirmuar për Front Online, Agnesa Haxhiu hulumtuese në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI).

    Ndër të tjera ajo theksoi se nga 138 projektligje që janë në agjendën e legjislativit, 66 prej tyre janë të bartura nga viti 2019.

    “Ajo çfarë vlen të theksohet është fakti që nga 138 projektligje që janë në agjendë këtë vit, 66 projektligje apo shprehur në përqindje 48% e programit legjislativ të këtij viti) duke përfshirë këtu edhe nismat ligjore të Kuvendit) është i bartur nga programi legjislativ i vitit të kaluar i legjislaturës së VI-të”, ka thënë ajo, teksa shtoi se në komisionet parlamentare, në procedurë për shqyrtim janë edhe 8 projektligje (6%).

    Haxhiu tha për Front Online, se janë edhe 120 projektligje që ende nuk janë proceduar në Kuvend nga ana e Qeverisë së Kosovës, duke shtuar se projektligjet që duhet të trajtohen me prioritet janë ato për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe për anën financiare.

    “Prej ligjeve që pritet të trajtohen me prioritet në sesionin vjeshtor normalisht janë ligjet që kanë të bëj me rimëkëmbjen ekonomike duke përfshi këtu edhe disa marrëveshje ndërkombëtare financiare por edhe ligjet që rrjedhin nga ERA e që kanë afate të caktuara të miratimit”, ka thënë ajo për Front Online.

    Deputetja Ismaili: Lista e Ligjeve që presin për t`u miratuar është e gjatë

    Shqetësim për mos kalimin e Ligjeve në Kuvendin e Kosovës, si dhe grumbullimin e tyre, ka shprehur edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili. Ajo ka thënë për Front Online, se lista e këtyre Ligjeve është shumë e gjatë.

    “Lista e Ligjeve mendoj se është shumë e gjatë. Të gjitha ligjet janë të rëndësishme. Mendoj se duhet që përbrenda Kuvendit, përbrenda Grupeve Parlamentare duhet të kemi në këtë rast të partive që janë në pushtet dhe që përbëjnë këto grupe parlamentare, ata duhet të ofrojnë më shumë substancë për t`i bindur të gjithë deputetët që gjërat që ata po i bëjnë janë në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe nuk janë aty sa për sy e faqe”, ka thënë ajo.

    Kështu sipas saj, PDK-ja nuk e voton çfarëdo Ligji apo iniciative ligjore pa shqyrtim paraprak për të parë rëndësinë e tyre.

    “ Si Grup Parlamentar ne nuk votojmë ligje të tilla, sepse të gjitha ato ne i diskutojmë, i matim , kemi një menim ndryshe edhe përbrenda grupit tonë, por sinqerisht mendoj që partitë në pushtet në këtë rast kryeministri dhe gjithë Qeveria ato që i prezanton në Kuvend, duhet të kenë shumë më shumë substancë. duhet të jenë shumë më kreative, më afër qytetarit dhe më të realizueshme”, ka thënë ajo për Front Online.

    Deputeti Syla: Miratimi i 10% të Trustit, një e mirë për qytetarët në kohë pandemie

    Një ndër Ligjet e mbetura peng në Kuvendin e Kosovës është edhe ajo për 10% e Trustit.

    Për deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, miratimi i këtij Ligji me fillimin e sezonës vjeshtore të Kuvendit, është një e mirë për qytetarët në kohë pandemie.

    “Kjo është një e mirë në këtë kohë pandemie, të gjitha vendimet që merren edhe nga Kuvendi edhe nga Qeveria që të u ndihmohet popullit me mjete financiare, është një gjë e mirë për shkak se plot sektorë duke filluar prej gastronomisë ata janë në kolaps. Sa më shumë para që u shkojnë qytetarëve, qofshin ndihma financiare është e mirë për të mos shkuar në një gjendje katastrofale për qytetarët”, ka thënë ai, për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2025
    Një 67-vjeçar me inicialet F.A. është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë–Zveçan. Në njoftimin e policisë thuhet se viktima...
    Lajme18 Prill 2025
    Prokuroria në Hagë ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin edhe për dy muaj të tjerë. Në kërkesën...
    Lajme18 Prill 2025
    Tarifat do të ngadalësojnë ekonominë globale, por nuk do të shkaktojnë recesion mbarë botëror thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar. Drejtoresha e organizimit ndërkombëtar...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2025
    Të akuzuarit Mendim Sojeva dhe Ganimete Gashi-Ahmeti të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë mbrojtur në heshtje në rastin që ngarkohen...
    Lajme18 Prill 2025
    Planifikoni udhëtimin tuaj drejt Ljubljanës me fluturimet direkte që ofron PrishtinaTicket nga Prishtina dhe anasjelltas. Shpejtësi, komoditet dhe siguri – gjithçka që...
    Lajme18 Prill 2025
    Përfaqësues të iniciativës “Asnji cent ma shumë” që po kundërshton rritjen e çmimit të rrymës thanë se nesër do të mbahet protesta...
    Vip18 Prill 2025
    Finalistja e Big Brother VIP Albania 4, Rozana Radi, sqaroi mbrëmë arsyen pse nuk reagoi menjëherë kur Jozi Marku goditi Gjestin me...
    Lajme18 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka refuzuar të komentojë dëshmimin e dy seancave konstituive të Kuvendit të Kosovës. Pas homazheve në kompleksin...
    Lajme18 Prill 2025
    Posta e Kosovës njofton qytetarët se sot është raportuar një valë e re e mesazheve mashtruese të cilat po dërgohen përmes SMS-ve...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.