Në vendimin nr.21 të qeverisë së Kosovës, obligohen institucionet shëndetësore (Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik) dhe ato arsimore (Ministria e Arsimit dhe Shkencës me Drejtoritë Komunale të Arsimit) që deri më 15 gusht të hartojnë Udhëzuesin për mënyrën e organizimit të mësimit për vitin e ri shkollor.
Ky është vendimi nr.21:
21. Obligohet Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, deri më 15 gusht 2020, të hartojnë Udhëzuesin për mënyrën e organizimit të mësimit në vitin e ri shkollor-akademik 2020-2021.