×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e VV-së: Kushtetuesja duhet të del me vendim në favor të LVV-së

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në një intervistë për Front Online tha se Gjykata Kushtetuese pritet që të marrë vendim për dekretin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me mandatarin për formimin e Qeverisë të Kosovës, të cilin ky i fundit ia dha LDK-së.

    E lidhur me këtë, deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se në rast se Gjykata merr vendim në favor të Presidentit do të bie në kundërshtim me vendimet të cilat i ka marrë më herët.

    “Së pari unë mendoj se nëse është një vendim i tillë, atëherë Gjykata Kushtetuese do të shkon në kundërshtim me vendimin e saj të mëhershëm, në veçanti ai i vitit 2014 dhe nga praktikat e mëhershme, gjithashtu do të legjitimon shkeljet kushtetuese të cilat i ka bërë Presidenti në të cilën ai në fakt është bërë përcaktues i rregullave dhe normave kushtetuese, siç është rasti me pritjen e mandatarit nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha ajo për Front Online.

    Ajo tha se Gjykata Kushtetuese nuk duhet që t’i legjitimon shkeljet e Presidentin, dhe ta dërgon vendin në një spirale të shqetësimeve të vazhdueshme.

    Kusari-Lila: Kushtetuesja të mos i legjitimojë shkeljet e Thaçit

    “Unë kam besim se Gjykata Kushtetuese me krejt profesionalizimin dhe kredibilitetin që duhet ta ketë si institucion nuk mund ta legjitimon një shkelje të tillë dhe gjithashtu nuk mund të vendos për një proces i cili do ta dërgon vendin në një spirale të shqetësimeve të vazhdueshme dhe paqartësive institucionale dhe politike, të jemi të qartë një qeveri jashtë procesit zgjedhor një qeveri e cila nuk del nga procesi zgjedhor është një qeveri e cila nuk e ka legjitimitetin që duhet ta ketë për qeverisje në veçanti kur trumbetohet se një qeveri pa proces zgjedhor do të merret me tema të mëdha. Kjo qeveri është qeveri e pakicës dhe do të varet nga Listat Serbe, prandaj në vete nuk ka stabilitet dhe nuk mundet që vendi të hynë në një rrugëtim të rrezikshëm”, tha ajo për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.