
Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra ka paraqitur në profilin e saj në Facebook disa fotografi në të cilat shihen disa fëmijë serbë duke mbajtur pankarta me me gjuhë ofenduese ndaj ish presidentit amerikan Bill Clinton, për shkak të intervenimit ndaj gjenocidit të Serbisë të bërë në Kosovë.
Deliu-Kodra ka shkruar se lobistët serb po vazhdojnë të shfryzojnë vëmendjen globale kundër Kosovës“Lobistët serb shfrytëzojnë vëmendjen globale të protestave kundër racizmit për të fyer ish-Presidentin amerikan Bill Clinton, i cili nëpërmjet fushatës ajrore kundër forcave serbe parandaloi spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës.”, ka shkruar ajo.
Tutje ajo ka thënë se lobistët serbë po përdorin fëmijët për këto fushat kundër Kosovës por edhe kundër ish presidentit Clinton.
“Në këto protesta dhe marshe ku demonstrohet si rrallë më parë kundër paragjykimeve, të cilat vazhdojnë të shkaktojnë viktima, lobistët serbë përdorin fëmijët për të përcjellur pikërisht mesazhin e kundërt, atë të urrejtjës së padurueshme ndaj tjetrit.
Përveç parullës monotone “Kosova është Serbi”, ajo që bie në sy është një vogëlush i pafajshëm, të cilit i është vënë në duar pankarta me përmbajtje të rëndë fyese “Klinton ‘peder’ serbët mbajnë mend”.”, ka shkruar ajo.