×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e LDK-së: Telekomi është i Kosovës dhe jo i grupeve kriminale

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dorentinë Maloku-Kastratika akuzuar bordin en përkoshëm të Telekomit, të cilët ditë më parë kanë dhënë dorëheqje, duke thënë se ishte një papergjegjësi, derisa i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, që mos të bëjë emërime të përkohshme të anëtarëve të Telekomit por të nxjerr procedura të rregullta për funksionalizmin e tij.

    Ajo duke folur në emër të LDK-së, në seancën e Kuvendit për Telekomin, ka thënë se përkeqësimi i gjendjes në Telekom ka filluar vite më herët dhe ka kulmuar ditë më parë me bllokimin e xhirollogarive nga përmbaruesi privat në favor të operatorit Z-Mobile, duke rrezikuar mirëqenien e mijëra familjeve kosovare dhe sigurinë e shtetit.

    Maloku: Telekomi është i Kosovës dhe jo i grupeve kriminale

    “Se sa të papërgjegjshëm ishte shumica e atyre që ishin në krye të Telekomit, tregon edhe heqja dorë e anëtarëve të bordit të përkohshëm nga përgjegjësia për t’u përballur me situatën e krijuar së fundmi në Telekom dhe duke i lënë vetëm mijëra punëtorë dhe në mëshirë të fatit. Si rrjedhojë e kësaj i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që në asnjë mënyrë mos të bëjë emërime të përkohshme të anëtarëve të Telekomit por të nxjerr procedura të rregullta për funksionalizmin e tij. Çdo emërim i përkohshëm në këtë fazë do të thotë rëndim dhe zvarritje e gjendjes tashmë katastrofale në këtë ndërmarrje publike…..Telekomi është i Kosovës dhe jo i grupeve kriminale“, tha ajo.

    Ajo tha se gjendja në Telekom kërkon hetim, derisa theksoi se borxhi aktual i Telekomit është 84 milionë euro.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Sistemi shëndetësor në Kosovë vazhdon të ballafaqohet me probleme të mëdha. Një nga problemet shqetësuese është edhe ikja e profesionistëve shëndetësorë nga...
    Lajme01 Qershor 2025
    Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për shumicë parlamentare, kjo është dëshmuar 24 herë – kaq ka dështuar Albulena Haxhiu të zgjidhet...
    Të tjera
    Opinione01 Qershor 2025
    Për më shumë se dy dekada, Kosova ka funksionuar pa një strategji të qëndrueshme për sektorin energjetik. Që nga viti 2000 deri...
    Artikull i Sponsoruar01 Qershor 2025
    Zbuloni magjinë e verës buzë ujit në një nga ambientet më të kërkuara të sezonit! Lakeside Hotel ju fton të festoni hapjen...
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në tregun e turizmit në Kosovë ekzistojnë prej vitesh disa kompani që, përkundër kohës së gjatë të operimit, nuk kanë arritur asnjëherë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.