×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deputeti Syla: AAK-ja e mbrojti Ujmanin në Uashington, Hoti i jepte qasje Serbisë në liqe

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Të premten në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara ët Amerikës është nënshkruar marrëveshja për normalizim ekonomik në mes të Kosovës e Serbisë.

    Por, që edhe para nënshkrimit dhe pas saj pati reagime dhe përplasje ndërmjet partnerëve qeverisës, për njërën nga pikat e marrëveshjes, atë për Liqenin e Ujmanit, shkruan Front Online.

    Përplasjet e koalicionit Qeverisës kanë filluar që disa muaj por që sipas deklarimeve ato më shumë kanë të bëjnë me qasjen në dialogun nga ana e Kryeministrit Avdullah Hoti.

    Më të zëshëm kanë qenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët që nga fillimi kanë kundërshtuar emërimin e Koordinatorit për Dialog, Skender Hyseni.

    Deputeti i AAK-së, Gazmend Sylaj në një intervistë për Front Online ka përsëritur qëndrimin se AAK-ja ka mbrojtur Ujmanin në Uashington pasi kryeministri Hoti e ka formuluar ndryshe.

    “Por ka pasur diçka të tillë ka pasur tek pikat e çështja e Ujmanit, ka qenë një keqkuptim prej zotit Hoti, ai e ka menduar ndryshe me qenë ajo pikë. Është formuluar ndryshe nga zoti Hoti, pastaj me ndërhyrjen tonë që e kemi bërë ka ndryshuar”, ka thënë Syla, për Front Online.

    Syla është ka treguar se ideja fillestare ka qenë që të i jepet qasje në menaxhimin e Ujmanit nga Serbia por që me ndërhyrjen e Ramush Haradinaj kjo pikë e marrëveshjes është ndryshuar.

    “Z.Haradinaj ka komunikuar edhe me përfaqësuesin tonë që e kemi pasur atje z.Selimi, me këmbëngulësinë tonë është arritur të ndryshohet ajo pikë dhe është kthyer në atë që duhet të jetë menaxhimi i Ujmanit. Ideja ka qenë që me i dhënë qasje Serbisë në menaxhim të Ujmanit e kjo ka qenë e papranueshme për ne”, ka thënë Syla.

    Sipas deputetit Syla kjo marrëveshje është një fitore e Kosovës dhe ndër më të rëndësishmet që është nënshkruar në raport me Serbinë.

    “Pastaj ka qenë një marrëveshje ndoshta prej më të rëndësishme që e kemi pasur në raport me Serbinë deri më tani për shkak se kjo marrëveshje është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në prezencën e Presidentit Trump. Duke pasur parasysh se kjo ka pasur një rol të veçantë, ne si Aleancë i gëzohemi kësaj marrëveshje, e llogarisim si fitore e popullit të Kosovës, po ashtu edhe e Qeverisë të cilët kanë marrë pjesë në nënshkrimin e kësaj marrëveshje”, është shprehur Syla për Front Online.

    AAK-ja e paralajmëron sërish LDK-në: Dalim nga koalicioni nëse nuk përfillen kërkesat tona

    AAK-ja e ka paralajmëruar kryeministrin Avdullah Hoti edhe më parë se mund të dal nga koalicioni qeverisës në rast se nuk përfillen kërkesat e tyre.

    Këtë e ka përsëritur deputeti Syla duke thënë se nëse Hoti vazhdon me kryeneçësinë e tij që të dialogoj në krah me Skender Hysenin, e pa e përfillur AAK-në janë të detyruar të ndërmarrin veprime.

    “Ne qëndrojmë në ato parimet e tona siç kanë qenë edhe më herët. Ne deri më tani asnjëherë nuk e kemi kushtëzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, me ndonjë çoftë për ndonjë post politik, kemi qenë të hapur vetëm që të shtyhen proceset përpara, por nëse këta provojnë të na devijojnë prej rrugës vendin tonë, qoftë me këto llojet e marrëveshjes që ishin në Shtëpinë e Bardhë, qoftë tash me takime tjera që po i vazhdon zoti Hoti në Bruksel, dhe po provon me kryeneçësinë e tij me tregu që është kryeministri dhe ai është fuqiploti dhe vendos, duke marrë me vete edhe koordinatorin siç ai e quan z. Skenderi Hysenin. Në fakt po provon me i bërë këto punë pa qenë ne pjesëmarrës në këto takime që po i bënë, nëse do të vazhdon të sillet ashtu me kryeneçësinë e tij gjasat janë që edhe ne të ndërmarrim veprimet e tona ashtu si e ka thënë kryetari Haradinaj”, ka thënë Sylal, për Front Online.

    AAK-ja pro hyrjes së PDK-së në koalicionin qeverisës

    Lidhur me mundësinë që të zgjerohet koalicioni qeverisës dhe Partia Demokratike e Kosovës t’i bashkohet si partner koalicionit, deputeti Gazmend Syla ka thënë se do të ishte një veprim i mirë pasi edhe vet puna e Qeverisë do të ishte më stabile.

    “Pse jo, ne nuk do të bëhemi pengesë asnjëherë edhe në fillim ne nuk e kemi kushtëzuar koalicionin me Lidhjen Demokratike kur ata kanë kërkuar votën prej neve që të formojmë Qeverinë. Pse jo ndoshta do të bëhet një koalicion më i gjerë dhe do të jetë më vendimmarrës, do të ketë vota të mjaftueshme për të ecur përpara”, ka thënë Syla për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Gusht 2025
    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kujtuar me respekt dhe nder tetëvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi. Në një...
    Lajme21 Gusht 2025
    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se sulmet personale në mbledhjen e sotme të KQZ-së, sipas tij, nga ata...
    Lajme21 Gusht 2025
    Mendimi për motin – 21.08.2025 Stuhi mjaft të ashpra po parashihet të përfshinë pjesët bregdetare të rajonit gjatë natës, me reshje të...
    Të tjera
    Lajme21 Gusht 2025
    Gjykata Supreme ia ka kthyer për përmirësim Gjykatës së Apelit rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut. Kështu konfirmoi, zëdhënësja e Supremes,...
    Lajme21 Gusht 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës –...
    Lajme21 Gusht 2025
    Përfaqësuesi i VV’së në KQZ, Alban Krasniqi, në mbledhjen e sotme ka sulmuar shoqërinë civile. “Ka edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Papa Leo XIV po përgatitet të udhëtojë për në Liban më vonë këtë vit, në atë që mund të jetë udhëtimi i...
    Vip21 Gusht 2025
    Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami, ka reaguar ashpër në një letër të hapur drejtuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Kryeministrit Albin...
    Lajme21 Gusht 2025
    Anëtari i KQZ’së nga VV, Sami Kurteshi, ka thënë se Lista Srpska ka të kaluar dhe të tashme terroriste. “Ne e kemi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.