
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, javën që lamë pas lëshoi disa akuza kundrejt lëvizjes “Vetëvendosje”, për vdekjen e 26-vjecarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Përgjegjës për vdekjen e tij, ai i bëri kryeministrin në detyrë “Kurti”, si dhe disa nga ministrat e tij. Lidhur me këtë gjë deputeti i VV-së Mefail Bajqinovci në një intervistë për “Front Online”, tha se me këto deklarata Thaçi e ka dëshmuar që nuk është president i vendit.
LEXO EDHE: Bajqinovci: LVV-ja shkollë e qeverisjes, Thaçi president vetëm i PDK-së
“Kam treguar që ne e kemi një president i cili kur e marr parasysh se si janë sjellur presidentët e mëhershëm me pozitën e vet, ky është një president i cili mund të them se është i PDK-së dhe që nuk është president i vendit. Ky është president i cili bën sulme ndaj një partitë politike dhe nuk e kisha komentuar. Ky njeri nuk e ka vendin aty”, ka thënë ai.