
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka vazhduar shkarkimin e bordeve të disa Ndërmarrjeve Publike, shkruan Front Online.
Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, i cili tha se abuzimet e mëdha me këto ndërmarrje po e marrin përgjigjen.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se shkarkimet dhe suspendimet duhet të vazhdojnë.
Postimi i plotë:
Abuzimet e padrejtësitë e mëdha në KEK, Ibër Lepenc, IPK, agjenci të pavarura dhe në kompanitë publike po e marrin përgjigjen, jo nga njerëz e grupe politike por nga ligji.
Shkarkimet dhe suspendimet duhet të vazhdojnë në çdo agjenci ekzekutive dhe kompani publike ku ka shkelje ligjore dhe abuzime.
https://www.facebook.com/mefail.bajqinovci/posts/10222601991099663