×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së e quan Isa Mustafën “sharlatan” e “mumie politike”

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci duke komentuar përplasjen e djeshme në Kuvend me deputetëve të VV-së dhe LDK-së, ka thënë se reagimi i kreut të LDK-së, Isa Mustafa nuk ishte korrekt.

    Ndër të tjera, Bajqinovi e ka quajtur Mustafën “sharlatan” e mediokër, derisa ka thënë se ai personifikon një mashtrues ordiner.

    “Shkenca dhe dija për Isa Mustafen, kētë medioker sharlatan që personifikon një mashtrues ordiner, nuk jane faktet dhe parimet por është Hashim Thaçi dhe PDK’ja”, ka shkruar Bajqinovci.

    Postimi i plotë:

    Shkenca dhe e gjithë dija e mbēshtetur nga të vërtetat e nxjerra nga faktet, nuk e duron gënjeshtrën e mashtrimin. Qenesia intelektuale e akademizmi janë vlera që definohen nga parimesia, e vërteta dhe guximi pēr ta thënë e mbrojtur idenë mbi një tê vërtetë në të cilën beson. E ky besim, në parimet e shkencës dhe akademizmit frytnohet nga faktet. Akademizmi e intelektualizmi i munguar në politiken tonë, nuk mund të definohet nga prostituime politike të stilit të Isa Mustafes.
    Shkenca dhe dija për Isa Mustafen, kētë medioker sharlatan që personifikon një mashtrues ordiner, nuk jane faktet dhe parimet por është Hashim Thaçi dhe PDK’ja.
    Një intelektuali, mendimin ja ndryshon vetëm kur ndërrojnë faktet. E se si ju ndërron mendimi, qendrimi e bindja këtyre “akademikeve” të thatë e të pagdhendur të LDK’se, tashmë e di e gjithë Kosova. Vetulla style.
    Isa, me atë shkencen e intelektin e tij, kur i ballafaqon teoritë shkencore mbi PDK’ne, para zgjedhjeve i dalin vrasës që duhet të përgjigjen para Gjykates Speciale, e pas zgjedhjeve, parti që ka kontribut ne shtetndërtim. Kërkimi i tij shkencor është ende në ecajaket e tij. Këto 10 vitet e ardhshme, pritet rezultati përfundimtar. E sa për numrin e deputetëve, dorëzojë mandatin e vjedhur e shkojmē në zgjedhje. A i ke pa sondazhet e qershorit? Çka jane 56 deputetë per merakli e mumje politike si ti?

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.