Gjuha:
×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deputeti i  VV-së: Armend Zemaj i ka hapur rrugë ngritjes së çmimeve jashtë normave në barnatore

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Anëtari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka kritikuar ashpër vendimin e ministrit, Armend Zemaj, për anulimin e udhëzimit administrativ për unifikimit të çmimit të barnave duke thënë se ky vendim i hap rrugë ngritjes së çmimit të barnave jashtë normës.

    “Nëse shohim punën e z. Zemaj nuk shohim që ka marrë ndonjë vendim i cili ka qenë në dobi të qytetarëve i njëjti vendim ka qenë edhe me  udhëzimin administrativ që bënë unifikimin e çmimeve të barnave. Kjo do të jetë kosto për qytetarët,  por gjithashtu për shtetin e Kosovës, ku personat të cilët në të kaluarën kanë ngritur çmimet jashtë norme do u hapet mundësia ta përsërisin një gjë të tillë edhe tani, ky ministër para se të merr këtë vendim është dashur ta ofroj një zgjidhje më të mirë”, ka thënë Haziri për Front Online.

    Deputeti i  VV-së: Qeveria “Hoti” duhet të dorëhiqet, pozita e bllokoi Projektligjin për Pandeminë

    Haziri është shprehur se si Vetëvendosje do të votonin për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike nëse merren parasysh propozime  e tyre.

    “Ne kemi shikuar Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike ka shumë parregullsi në atë pako, ne kemi propozuar edhe amendamentin e asaj pako, tash të e shohim nëse vërtet has në mirëkuptim ky propozim i yni ne jemi t’u ndihmojmë qytetarëve, jemi të punojmë për rimëkëmbjen ekonomike  dhe varësisht prej vullnetit të Qeverisë ne do të marrim vendim bashkërisht si grup i VV-së”, tha ai për Front Online.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2023
    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh sot se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial vërteton...
    Lajme26 Mars 2023
    Të dielën e ardhshme në Prishtinë do të mbahet një marsh, duke kërkuar drejtësi për krerët e UÇK-së që janë në Hagë....
    Lajme26 Mars 2023
    Është vetëm një nxënës që ndjek mësimet në klasën e parë të Shkollës Fillore “Rilindja” në fshatin Keqekollë të Komunës së Prishtinës....
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2023
    Si pasojë e vetaksidentit në afërsi te Rrethi në Prishtinë, një person ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për...
    Bota/Rajoni26 Mars 2023
    Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore, pasi Moska njoftoi se do...
    Lajme26 Mars 2023
    Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka publikuar një video ku shihet duke u pastruar rrugët e kryeqytetit. “E diele. Prishtina e pastër”,...
    Lajme26 Mars 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka drekuar sot me homologun kosovar Albin Kurti në Tiranë. Rama tha se gjatë këtij takimi, kanë...
    Lajme26 Mars 2023
    Ka përfunduar takimi në mes të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe homologut të Kosovës, Albin Kurti. Temë e diskutimit në takimin...
    Lajme26 Mars 2023
    Ilir Gashi, zyrtar i PDK-së dhe njëherësh anëtar i kësaj partie në KQZ, ka thënë se pret që edhe tri ligje të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.