×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së nuk e përjashton mundësinë e koalcionit me Vetëvendosjen

    FrontOnline
    28 Dhjetor 2020

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme.

    Kjo pasi Kushtetuesja rishtazi e shpalli të pavlefshme votën e ish-deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë Hoti.

    E deputeti aktual i PDK-së, Kujtim Gashi tha për Front Online se partia e tij as kësaj here nuk do të vendosë vija të kuqe për asnjë parti.

    Madje siguron se janë të hapur për bashkëpunim edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, nëse programi i tyre është i përafërt.

    “PDK asnjëherë s’ka pas vija të kuqe për partitë që i votojnë qytetarët e Kosovës, secili subjekt përfaqëson një interes të caktuar dhe ne nuk i vendosim vija të kuqe asnjëherë qytetarëve në këtë kontekst ne sigurisht që do të qeverisim me secilin subjekt i cili është gatshëm me pranuar programin tonë si program për qeverisje”, tha Gashi.

    Sipas sondazheve të fundit të cilat janë bërë publike në media, PDK-ja në zgjedhjet e ardhshme do të dal partia e dytë në vend.

    E për këto sondazhe deputeti Gashi tha se nuk e pasqyrojnë realitetin dhe se janë të porositura.

    “Neve edhe në sondazhet e kaluara na kanë vendosë keq. Ata të cilët sondazhet i bëjnë me porosi dhe me kalkulime për të krijuar opinion kinse janë të parët ne jemi subjekti politik i cili po punon për të qenë të parët, nuk jemi duke u marrë me sondazhe e as debate të cilat thash që janë tëporositura”, tha për Front Online deputeti Gashi.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.