×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së lirohet nga akuza për korrupsion

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    Gjykata Themelore në Prizren, të mërkurën, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, njëherit ish-ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte kryesues i Asamblesë Komunale në Prizren.

    Gjatë vitit 2015, deri në tetor të vitit 2016, në Prizren në cilësinë e kryesuesit të Asamblesë Komunale, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare, duke keqpërdorë pasurinë publike me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për persona tjerë juridik TV ”Besa” dhe TV “Opinion”, në atë mënyrë që pa procedurë të tenderimit lidh kontrata për transmetimin dhe ritransmetimin e seancave të Asamblesë Komunale në Prizren me TV “Besa”, me datë 08.01.2015 në shumën prej 250 euro për çdo seancë ndërsa pagesat për këto shërbime janë autorizuar gjatë vitit 2016 në shumën prej 1750 euro, po ashtu ka lidhur kontratë me TV “Opinion” me datë 08.01.2015, në shumën prej 400 euro për transmetimin e seancave të Asamblesë Komunale ndërsa pagesat janë autorizuar gjatë vitit 2015, 2016 në shumën prej 6700 euro, gjithsej për këta dy televizione ka autorizuar pagesat në shumë prej 8,450 euro, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik 04/L-41, Ligjin mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive nr. 03-L/048 si dhe rregulloren e thesarit 01/2013 për shpenzimin e parasë publike. Në këtë rast ai kishte kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar nga neni 422 par. 1 lidhur me par. 2 nën par. 2.2 të KP-së”, thuhet në njoftim.

    Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

    Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e ApelitNdryshe, Kujtim Gashi ka qenë ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qeverinë Haradinaj. Kurse, në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura me 6 tetor 2019, Gashi është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). /FrontOnline/

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti nuk po besohet më nga presidentët amerikan dhe francez, Jode Biden dhe Emmanuel Macron. Shkaku i këtij...
    Lajme26 Prill 2024
    Përpos  punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren, është duke...
    Lajme26 Prill 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual, të 21-tin me radhë të Grupit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    “Nuk ka asnjë urgjencë”, kështu i është përgjigjur kryeministri Edi Rama i kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës, njofton se në vazhdën e aktiviteteve hetimore dhe operative në terren ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të dielën e 21 prillit, qytetarët serb kanë bojkotuar referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtjen për disa ditë të garës ndërkombëtare “Ushtari më i...
    Lajme26 Prill 2024
    Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar sot gazetarët e BBC-së të cilët kanë raportuar nga Kosova në kohën e...
    Vip26 Prill 2024
    Së fundi, sytë e të gjithë janë kthyer kah çifti simpatik i Big Brother VIP Albania. Dashuria mes tyre ka lulëzuar ndër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.