×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së: Vonë Albin, këshilltarin e preferuar është dashur ta shkarkoni menjëherë pas intervistës

    FrontOnline
    26 Prill 2020

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka reaguar pas shkarkimit të këshilltarit të kryeministrit, Shkëlzen Gashi.

    Ai ka thënë se vendimi i Kurtit për shkarkimin e tij ka ardhur me vonesë dhe si pasojë e presionit publik.Selmanaj ka thënë se Gashi ishte këshilltari i preferuar i Albin Kurtit.

    “Vonë, Albin! Vonë, shumë vonë, pasi që lajmi mori dhénë, ju u zgjuat! Pas një reagimi të fuqishëm të qytetarëve dhe, madje, edhe pas deklaratave të Beogradit zyrtar, ju u detyruat nga presioni publik ta lironi nga detyra këshilltarin tuaj shumë të dashur e të preferuar! Ja sa shumë e vlerësoni dhe sa shumë ju dhimbset pse po detyroheni ta lironi nga detyra këshilltarin tuaj të dashur!!!”

    “E falënderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar”, kështu kishte deklaruar kryeministri në detyrë! Falënderime e vlerësime, e madje tregoi se si kishte mësuar nga këshilltari Shkëlzen Gashi…. “nga kjo vështirësi kam mësuar”…, pastaj edhe lirimi nga detyra, çfarë hipokrizie”, ka shkruar Selmanaj.Ai ka thënë se një kryeminsitër i përgjegjshëm nuk do të mante asnjëherë këshilltarë si Shkëlzen Gashi në kabinetin e tij. Selmanaj ka thënë se Gashi që prej vitesh e përkrah raportin e Dick Martyt për UÇK-në.
    Deputeti Selmanaj ka thënë se Gashi është dashur të shkarkohet menjëherë pas intervistës së dhënë.“E para, Një kryeministër i përgjegjshëm nuk mban në kabinetin e tij njerëz si ky Shkëlzeni që këto “ide” i ka promovuar edhe më herët për të cilat, nuk besoj që ju nuk e keni ditur!!! Mjafton për ta lexuar shkrimin e tij “Apo shpif Dick Marty?”, të cilin e ka të publikuar nga janari i 2011-tës. Dhe këtë e quan mendim kritik? T’ia mbashë anën agresorit dhe të akuzosh viktimën, ky qenka mendim kritik? Të mbrosh interesat shoveniste serbe, e të akuzosh, pa fakte, ata që mbrojtën familjen, shtëpinë, ky qenka mendim kritik?!! E dyta, Menjëherë pas përfundimit të intervistës ështe dashur me telefon ta shkarkoni dhe të distancoheni publikisht ndaj deklaratave te tij që ishin të njëjta me gjuhën dhe mentalitetin e regjimit fashisht të Serbisë së Millosheviçit! Ky shpërthim i Shkëlzen Gashit, nuk ishte rastësi e as i papritur! Vonë, Albin!”, ka shkruar Selmanaj në fund.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.