×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së: Pas reagimit tim, jepen falas tri medikamente për COVID-19

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Tri barna për shërimin e COVID-19 do të përfshihen në Listën Esenciale.Kjo pasi që ministria e Shëndetësisë gjatë së martës ka aprovuar propozimin e grupit profesional të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) që për zbatimin e masave të veçanta, AKPPM të lëshojë licencë importi pa autorizim të marketingut për produkte për përdorim tek pacientët me COVID-19, si : Remdesivir, Favipiravir dhe Hydroxychloroquine.

    Për çka sot, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, kka thënë se një vendim i tillë erdhi pas reagimit të tij.

    Ai ditë më parë kishte bërë thirrje institucioneve përgjegjësë që të marrin masa karshi këtij problemi.

    ‘Të dashur qytetarë pas deklarimit tim të datës 31 gusht, rreth çmimit të lartë që qytetarët paguajnë për shërim nga Covid-19, organet përgjegjëse për shëndetësinë paskan reaguar pozitivisht. Që nga dje, tri medikamentet kryesore do të jepen falas si pjesë e listës esenciale: Remdesivir, Favipiravir dhe Hydroxychloroquine. Secili resor qeveritar, ka këshilltarë të mjaftueshëm, të cilët duhet të këshillojnë për veprime në dobi të qytetarëve, e jo të paguhen kot. Veprimet nuk duhet të merren vetëm pas presionit’, ka shkruar Syla në Facebook.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.