Secili nuk i ka nga 2-3 milionë euro pasuri, por janë disa deputetë të PDK-së që kanë deklaruar pasuri milionëshe.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pasuri rreth 1 miliardë euro
Ndër deputetët më të pasur të subjektit politik që udhëhiqet nga Kadri Veseli është deputetja Blerta Deliu-Kodra, e cila në formularët e deklarimit të pasurisë ka deklaruar se ka pasuri në vlerë prej rreth 1.4 milion euro.
Hiç më keq më pasuri nuk qëndron edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili ka deklaruar pasuri në vlerë prej rreth 1.2 milion euro, raporton portali “Front Online”.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, partia e së cilit i ka 24 deputetë në Kuvend, ka deklaruar pasuri prej rreth 215 mijë euro, ndërsa shefi i grupit parlamentar, Bedri Hamza, ka pasuri prej rreth 283 mijë euro. /Front Online/
Rreth 13 milionë euro pasuri kanë deputetët e “Vetëvendosjes”