Deputetët e opozitës janë përplasur me efektivët e gardës në hyrje të godinës së Parlamentit, pasi nuk u lejuan të futen brenda.
Garda kishte rrethuar me gardh metalik Kuvendin për të mos lejuar futjen e deputetëve të përjashtuar, por disa prej deputetëve tentuan të hynë me forcë, shkruan A2 CNN. Deputeti Petrit Doda u përplas fizikisht me një gardist, ndërsa Flamur Noka e Bledion Nallbati tentuan të prishnin rrethimin.
Brenda sallës së Parlamentit, socialistët kanë nisur punimet, ndërsa deputetët e opozitës që kanë mundur të futen në sallë, si Petrit Doda, Tritan Shehu dhe Albana Vokshi, kanë grumbulluar disa karrige pranë foltores së Kuvendit.