×
  • Kronika
  • Kronika

    Dënohet prizrenasi që hyri në xhami e i vodhi hoxhës 300 euro

    FrontOnline
    14 Korrik 2022

    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka shpallur fjator të akuzuarin E.A, për dy vepra penale “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje”.

    Siç njofton gjykata, “me datë 12.06.2022 gjatë periudhës kohore nga ora 13:30 -16:20 min, në Prizren, në rr. Tahir Meha, saktësisht në objektin fetar -xhaminë “Sinan Qatip”, i pandehuri, me qëllim që vetes apo tjetrit ti sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm, ia merr pasurinë e luajtshme të dëmtuarit O.B (imam i xhamisë), në atë mënyrë që duke shfrytëzuar kohën e përshtatshme, hyn mbrenda në objektin fetar-xhami, dhe gjatë kontrollit me mjet të përshtatshëm e zhvendos nga muri kasaforten metalike e cila kishte të holla në shumën prej 300 eurove, pastaj pa u verejtur largohet nga vendi i ngjarjes duke e marr kasafortën dhe të hollat të cilat ishin mbrenda saj, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm material”.

    Këso dore ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 315 par.2 të Kodit Penal.

    Tutje, për të njëjtin, gjykata thotë se “me datë 22.05.2022, rreth ores 01:30 min, në Prizren në rr.Brahim Osmanaj, personit tjeter ia merr pasurinë me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vehte apo për personin tjeter, në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm- mosprezencen e të dëmtuarit B.K, merr motoçikleten e markes “Peda”, të cilën i demtuari e kishte lënë afër banesës së tij dhe pasi që motoçikleta nuk kishte çelës e shtyn deri në rr.Ibrahim Rugova, ku edhe ndalohet nga policia dhe shoqërohet në stacionin policor me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm material”.

    -Këso dore ka kryer veprën penale – vjedhje, nga neni 313 paragrafi.1 të Kodit Penal.

    Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin e GJYKON:

    “Për veprën penale vjedhje e rëndë: – Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti, në të cilin dënim me burgim do të i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga dt.14.06.2022 e deri më 14.07.2022”.

    Ndërsa, për veprën  penale vjedhje:

    “Dënim me GJOBË në shumën prej treqind (300) euro. Dënim me KUSHT ashtu që i vërteton dënimin me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afatin ligjor prej 1 viti nëse i akuzuari nuk do të kryen vepër tjetër penale”.

    Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

    Nga Rubrika
    Kronika16 Janar 2025
    Për shkak të mungesës së përkthyesit ligjor, dështoi të nisë gjykimi të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren ndaj Sakir Mazrek, Ferdi...
    Kronika16 Janar 2025
    Një person në Rahovec ka njoftuar policinë se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj....
    Kronika16 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në raportin e saj ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar mbi 1 mijë e 700...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka ngritur shqetësime për përfshirjen e fëmijëve në aktivitetet elektorale nga disa subjekte politike....
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e nderimit të organizatave që kanë dalë nga lufta, duke...
    Lajme16 Janar 2025
    Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim (QNTKSh), u realizua trajnimi intensiv për Mbijetesë Malore në kushte dimërore për kadetët e vitit...
    Lajme16 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti sot në takim Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian dhe Shefe e Misionit...
    Vip16 Janar 2025
    Gazetarja Dasara Karaiskaj tronditi rrjetin me deklaratën e saj për Joz Markun, banorin e Big Brother VIP Albania Në një video e...
    Vip16 Janar 2025
    Vesa Vllasaliu habiti ndjekësit me positmin e fundit. Ajo ndau një fotografi ku shihet se shoqërohet nga një mashkull, ku në sfond...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.