Pjesa dërmuese e banorëve të lagjes Hajvalia në Prishtinë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.
Kjo për shkak të ndërhyrjes ilegale në rrjetin e ujësjellësit të disa qytetarëve.
E nuk do të jetë vetëm Hajvalia ajo që do t`i vuajë pasojat nga ky problem.
Pa ujë të pijshëm, nga ora 10:00 – 14:00, sot do të mbesin edhe 5 lagje të tjera: Graçanicë, Veternik, Zona Qendër e Bregut të Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Mati 1.
“KRU “Prishtina” njofton se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit do të merren me sanimin e defeketit, me ç’rast konsumatorët e zonës më të madhe të Hajvalisë deri në sanimin përfundimtar do të jenë pa ujë të pijshëm. Intervenimi nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit duhet të realizohet në gypin magjistral Badoc-Prishtinë dhe krejt për shkak të dëmtimit të valvolës në Hajvali, nga persona të papërgjegjshëm”, përfundon njoftimi i KRU Prishtina.