
9 maji – Dita e Evropës, Kosovën edhe këtë vit e gjenë jashtë BE-së dhe pa liberalizim të vizave.
Ani pse se liberalizimi u premtua me muaj e me vjet nga liderë e parti politike, kjo nuk ka ndodhur ende.
Bashkimi Evropian për t’i liberalizuar vizat për Kosovën ka vendosur disa kritere, të cilat po konsiderohen si të plotësuara, por dritën jeshile pritet ta jep Këshilli i Ministrave.
Lidhur me këtë në një intervistë për portalin Front Online, ka folur drejtori i organizatës ÇOHU, Arton Demhasaj.
Njëra ndër kushtet që Bashkimi Evropian ia ka bërë Kosovës, për liberalizimin e vizave ka qenë luftimi i korrupsionit.
LEXO EDHE: Në Kosovë s’po luftohet korrupsioni i profilit të lartë, izolimi i padrejtë
Në pyetjen se a e ka plotësuar këtë kriter Kosova, Demhasaj tha se me luftimin e korrupsionit përmes lëndëve të cilat i ka shenjëstruar BE-ja, konsiderohet si një kriter i plotësuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Çështja e luftimi të korrupsionit është një çështje proaktive që do të vazhdohet gjatë tërë kohës, mirëpo BE-ja atë kohë ka shënjestruar disa lëndë të korrupsionit të profilit të lartë dhe ato lëndë i ka përcjellë si po shqyrtohen dhe si po gjykohen dhe në kuadër të kësaj kriteri i luftimit të korrupsionit përmes lëndëve të shënjestruara që i ka vendos vet BE-ja konsiderohet se është plotësuar, por Kosova prej atij momenti nuk duhet të bie në gjumë dhe të mos bëjë luftë kundër korrupsionit, pasi që jemi një ndër vendet me shkallen më të lartë të korrupsionit në Evropë”, u shpreh Demhasaj.
LEXO EDHE: Liberalizimi i vizave për Kosovën, i ndërlidhur edhe me idenë për korrigjimin e kufinjëve
Demhasaj tha se rastet e luftimit të korrupsionit të cilat janë ndërlidhur me liberalizimin vizave për Kosovën, në aspektin e përfundimit nuk kanë shkuar mirë, pasi që siç tha ai, asnjë rast i profilit të lartë nuk është dënuar me burg, por vetë me dënime më të ulëta.
“Disa prej tyre janë në proces, disa janë përfunduar disa me dënime relativisht të ulëta disa janë liruar të pafajshëm por në përgjithësi si proces nuk mund të themi se ka shkuar mirë në aspektin përfundimtar sepse nëse e analizojmë rrethanat e luftimit në Kosovë, pothuajse asnjë rast i profilit të lartë nuk është se ka përfunduar me dënim meritorë ndaj të akuzuarve”, tha ai./Front Online