×
  • Lajme
  • Lajme

    Demantim – Shumica e pëlqimeve të Thaçit dalin të jenë FAKE

    FrontOnline
    29 Maj 2020

    Hashim Thaçi së fundmi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

    Ajo se çfarë u vu re nga gazetarët e Kosovo Insights është diferenca e reagimeve në postimin e tij.

    Kur Thaçi shkruajti për gatishmërinë ndaj Qeverisë Hoti, qytetarët e Kosovës reaguan me ‘nervozë’ në postimin e tij. Edhe në këtë postim shihen pëlqimet e profileve fallco dhe faqeve që nuk kanë të bëjnë fare me politikë apo person ekzistent.

    Përkrahja e Hashim Thaçit nga populli vërehet se është zvogluar çdo herë e më shumë, në krahasim me vitet e kaluara.

    Bazuar në këtë fakt , presidenti Hashim Thaçi tashmë ishte i pregaditur për ‘postimin’ dhe nuk dëshironte që t’i përsëritej e njejta gjë.

    Në postimin e fundit të Presidentit, shihet që kësaj radhe reagimet me ‘pëlqim’ ishin shumë më të mëdha në numër se sa ato ‘nervoz’.

    Në këtë moment filluan të rriten dyshimet ndaj reagimeve në postimin e tij.

    Gazetarët e Kosovo Insights filluan hulumtimet rreth kësaj çështjeje dhe zbuluan se një numër i konsiderueshëm i profileve të cilët e kan pëlqyer postimin e tij duken të jenë fake (fallco).

    Kjo ndoshta ishte e organizuar me qëllim të zbutjes se reagimeve të qytetarëve të nevrikosur, për shkak të pa kënaqësive dhe kritikave të shumta që mori Thaçi si President.

    Vlenë të theksohet që edhe Partia SocialDemokrate (PSD) kishte përdour këtë teknikë që të duket parti e madhe e me shumë përkrahës.

    Në vazhdim sjellim disa foto ku shihen profilet fallco dhe faqet pa kurrfarë lidhje politike ta kenë pëlqyer shkrimin e presidentit Thaçi. //KosovoInsights

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.