×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deliu: Vizita në Speciale e raportueses për Kosovë e dëmton besueshmërinë në drejtësi

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar adhpër vizitën e eurodeputetes në Gjykatën Speciale një ditë pas intervistimit të Presidentit Hashim Thaçi, duke e cilësuar këtë vizitë si ndërhyrje politike në drejtësi.

    Ajo tha në seancën e Kuvendit se eurodeputetja që është raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian duhet të kërkoj drejtësi pë krimet e kryera nga Serbia në Kosovë ku janë vrarë 14 mijë civilë shqiptarë, janë dhunuar mbi 20 mijë gra e janë kryer masakra të shumta.

    Po ashtu Deliu Kodra tha se eurodeputetja duhet të angazhohet për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës pasi atë punë e ka në mandat e jo ndërhyrjet në drejtësi.

    Dekkarata e plotë e deputetes Blerta Deliu Kodra:

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Kabinet qeveritar

    Do te paraqes shqetesimin tim dhe te qytetareve te Kosoves lidhur me viziten e pazakonte te raportueses per Kosoven ne PE, znj Viola Von Cramon ne Dhomat e Specializuara ne Hage, nje dite pas intervistimit te presidentit thaci.

    Vizita por edhe deklarimi i zonjes Cramon per punen e Gjykates Speciale eshte nderhyrje ne kete gjykate dhe nje veprim si ky nuk do te duhej ti takoje asnje zyrtari evropian i cili eshte i ngarkuar me pergjegjesi politike. Veprime te tille bijne ndesh me frazen e njohur e te riperseritur nga BE qe drejtesia do te duhej te jete e pavarur nga politika.

    E dimë mirëfilli se vizitat në organet e drejtësisë dhe deklarimet politike rreth proceseve të tyre dëmtojnë esencialisht besueshmërinë ndaj këtyre proceseve dhe fare lehte mund të perceptohen si ndërhyrje të qëllimshme politike për favore të caktuara politike, të cilat raportuesja Cramon i ka të shfaqura hapur dhe pa pardon.

    Por, në anën tjetër, më habit fakti se si institucionet e Republikës së Kosovës, por edhe ato të Bashkimit Evropian, e kaluan në heshtje këtë veprim të pajustifikueshëm dhe paprecedent të saj, duke qenë të vetëdijshëm për trysninë e ushtruar ndaj çdo veprimi shumë më minor të ndonjë politikani kosovar në raport me Gjyaktën në Hagë apo çfarëdo procesi gjyqësor. Fakti se von Cramon është një deputete evropiane nuk e zhvesh nga detyrimi për t’i qëndruar larg proceseve gjyqësore.

    Në realitet, si raportuese për Kosovën por edhe si grua, ajo do të duhej të bëhej e zhëshme për vënien e drejtësisë për 20 mijë gratë e vajzat e dhunuara nga forcat e rregullta të ushtrisë e policisë së Serbisë. Për vrasjen makabre të 1230 fëmijëve, përfshirë dhe foshnje të posalindura dhe qindra masakrave që shkaktuan vrasjen e mbi 14 shqiptarëve nga shteti i Serbisë.

    Ajo do të duhej që energjinë e saj ta përqendrojë në liberalizimin e lëvizjes së lirë për qytetarët më të rinj të Evropës.

    Bashkimi Evropian duhet ta kuptojë dhe respektojë këtë shqetësim tonin mbi tejkalimin e rolit nga ana e raportuesës së tij për Kosovën dhe t’i përgjigjet nevojës sonë për sigurim të raportimeve korrekt dhe pa konotacione partiake mbi zhvillimet në Kosovë. Por, edhe ne si përfaqësues të popullit të Kosovës nuk duhet të qëndrojmë indiferent dhe të kërkojmë që Kosova të prezantohet drejtësisht dhe denjësisht në institucionet e Bashkimit Evropian dhe jo të shfrytëzohet si vegël për kalkulime e manipulime të caktuara politike, nga brenda apo jashtë.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/300669577651396/

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2025
    Tentativa e 17-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi sërish pa sukses. Edhe pse shpresa për një marrëveshje minimale nuk ishte...
    Lajme18 Maj 2025
    Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras në një intervistë për Info Magazine të Klan Kosovës tha se nuk mendon që...
    Lajme18 Maj 2025
    Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2025
    Disa nga këngët më të mira të Eurovisionit krijojnë një urë lidhëse midis traditave folklorike të vendit të tyre dhe ritmeve të...
    Lajme17 Maj 2025
    Në skenën e finales së madhe të Eurovision tashmë është ngjitur grupi përfaqësues i Shqipërisë, Shkodra Elektronike. Kënga “Zjerm” interpretohet nga Beatriçe...
    Lajme17 Maj 2025
    artistët e 20 vendeve që ishin në  listë për të performuar, kamë mbetur edhe gjashtë vende në mesin e tyre që do...
    Lajme17 Maj 2025
    Finalja e Madhe e ‘Eurovision Song Contest 2025’ po zhvillohet sonte në Bazel të Zvicrës. Edicioni i 69-të i festivalit më të...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Pesë persona kanë vdekur pasi dy helikopterë civilë u përplasën në ajër në Finlandë, tha policia lokale. Helikopterët u rrëzuan pranë Aeroportit...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Një numër i madh i njerëzve janë duke qëndruar krah për krah jashtë bareve dhe restoranteve në Bazel të Zvicrës dhe po...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.