×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu: Hoti s’e priti Thaçin, po nxiton të shkojë në takim me Vuçiqin

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, po e konsideron joserioze ftesën e kryeministrit Avdullah Hoti për mbajtjen e takimit të liderëve për çështjen e dialogut.

    Ajo po thotë se Hoti duhet të shkojë në Kuvend me një platformë të qartë dhe të diskutohet aty në mes të deputetëve.

    “Nuk mund të shkosh në Bruskel pa një plan të detajuar me parime dhe konsensus të partive. Ftesa e e Hotit ka qenë absolut e papranueshme për ne sepse këto s’janë aspak serioze dhe po bëhen nëpër studio. Ftesat, agjendat, temat nuk mund të zhvillohen askund tjetër përveç se në Kuvend. Prandaj, po e konsiderojmë ftesë joserioze”.

    Deliu në Edicionin Special tha se kjo ftesë ka qenë sa për sy e faqe dhe vetëm sa për të konfirmuar se Hoti është i Hapur për të diskutuar.

    “Është thelbësore që të ulet të diskutohet për formatin se a do të jetë teknik pa një marrëveshje reciproke dhe natyrisht për temat që do të diskutohen atje. Hoti ka bërë shpërfillje të madhe me opozitën për dialogun. S’kemi marrë ftesë zyrtarisht, por natyrisht një thirrje që është parë në media”.

    Deliu ka kritikuar politikën e jashtme dhe qasjen e dialogut të Hotit duke thënë se platforma e tij ka qenë e zbehtë, pa detaje dhe pa saktësi.

    Deputetja e PDK-së po ashtu hodhi kritika të ashpra në drejtim të kryeministrit që s’e priti presidentin për të shkuar në dialog me Serbinë.

    “Ka një nxitim të Qeverisë për të shkuar dhe të dialoguar për t’u ulur me presidentin Vuçiq. Është dashur që të ketë shtyrje të dialogut dhe të pritej kthimi i presidentit që të ketë edhe një dakordim me presidentin dhe të ketë dakordësi mes forcave politike”, ka thënë Deliu, njofton Klan Kosova.

    Deliu ka mohuar se PDK do të lidhë koalicion me partnerët aktualë qeverisës apo se ka ndonjë marrëveshje politike me ndonjë parti.

    Po ashtu, ajo është kundër që të ketë ndonjë iniciativë të përbashkët me Vetëvendosjen për t’ia prishur Qeverinë Hotit.

    “Nuk duhet të angazhohemi për rrëzimin e Qeverisë sepse jemi në kohë të pandemisë”.

    Nga Rubrika
    Opinione03 Mars 2026
    Nga: Gjergj Dedaj Jugonostalgjikët dhe autonomistët janë çdo ditë e më shumë agresiv, për të zënë pozita kyqe në regjimin e Kurtit,...
    Opinione02 Mars 2026
    Nga: Daan Everts Është thellësisht e pabesueshme që NATO do të ndërhynte në këtë konflikt në favor të UÇK-së, nëse shërbimet e...
    Opinione28 Shkurt 2026
    Ballkani i Hapur ringjallet si Lazari pasi ishte shpallur politikisht i konsumuar dhe ishte zhdukur nga konferencat rajonale dhe nga retorika e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.