×
  • Lajme
  • Lajme

    Del para gjykatës, Nuhi Mavrovqani pranon fajësinë për vrasjen e gruas

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Sot është mbajt seanca fillestare ndaj Nuhi Mavrovqanit i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij me shufër metali në fshatin Berivojcë të Kamenicës.

    Mavrovqani para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Gjilan ka pranuar fajësinë pa dashje të vrasjes së bashkëshortes së tij.

    Mirëpo, kjo është kundërshtuar nga prokurori i rastit Arben Ismajli dhe nga kryetari i trupit gjykues, Zyhdi Haziri.

    Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra ka thënë për KosovaPress se gjytari dhe prokurori i rastit kanë refuazuar pranimin e fajësisë nga i akuzuar, meqë siç potencon ai kjo vepër kryhet me dashje.

    “Është mbajtur seanca fillestare për rastin në fjalë. I akuzuari ka pranuar fajësinë, por jo me dashje, mirëpo këtë e ka kundërshtuar prokurori i rastit dhe kryetari i trupit gjykues ka refuzuar pranimin e fajësisë së të akuzuarit, pasi që kjo vepër kryhet me dashje”, tha Shkodra.

    Po ashtu gjyqtari ka nxjerrë edhe aktvendim me të cilin ka refuzuar pranimin e fajësisë.

    Ndërsa, në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan ndaj Nuhi Mavrovqani i cili akuzohet se ka vrarë gruan e tij duke e goditur me shufër të metaltë.

    “Sipas aktakuzës, i pandehuri N.M., më 25 Korrik 2020, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.M., ashtu që pas fjalosjes, i njëjti me mjet të përshtatshëm – shufër metalike, e ka goditur në dorën e majtë dhe në kokë, e cila pasi është rrëzuar në dysheme, përsëri ka vazhduar ta godasë disa herë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse”, thuhej në komunikatën për media.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Koordinatori për Financa në Partinë Denokratike të Kosovës ka thënë se shpërndarja e buxhetit nga qeveria aktuale në kohë fushate dëshmon dështimin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka akuzuar ashpër Qeverinë Kurti për mungesë vizioni dhe qeverisje të dështuar. Madje vendimin e dhënë sot, për...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ish-kryenegociatori, Avni Arifi ka reaguar ndaj vendimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për logjikë mashtruese dhe përpjekje për të manipuluar...
    Të tjera
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit lokal mes Suharekës dhe Ballkanit, Debutuesi i Superligës vjen nga dy fitore të mëdha që i...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Gresa ka shkaktuar shumë të qeshura tek banorët, duke folur në të folmen e Tetovës. “Aaa, Rovenes i dol gjumi, hajt shko...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Policia në Vushtrri në orët e para të së dielës ka ndaluar një automjet ku gjatë kontrollit ka gjetur një armë tytë-shkurtër...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Njëqind e gjashtëdhjetë çerdhe për fëmijë premtoi Qeveria e tanishme e Kosovës në vitin 2021, kur mori detyrën. Qëllim i deklaruar i...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Gjesti dhe Xheneta kanë diskutuar lidhur me darkën e mbrëmshme. Fillimisht Xheneta nuk denjonte të zgjohej nga shtrati. “Nuk jam t’u e...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ja çfarë dihet deri më tani për njeriun që u arrestua si i dyshuari për sulmin me makinë në një treg Krishtlindjesh...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.