×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Tregtia me Shqipërinë/ Mbi 215 milionë € importe, 92 milionë € eksporte

    FrontOnline
    28 Nëntor 2021

    Mbi 215 milionë euro mallra ka importuar Kosova nga Shqipëria gjatë këtij viti.

    Përllogaritja është bërë nga janari e deri në fund të tetorit. Nuk është përfshirë edhe muaji nëntor, meqë statistikat për të nuk figurojnë akoma te Agjencia e Statistikave të Kosovës.

    Muaji më i bereqetshëm për Shqipërinë ka qenë tetori. Kosova bleu nga ajo gjithsej 28.9 milionë euro mallra, shkruan “Front Online”. 

    E më i zbehti ishte janari. Kosova mori nga Shqipëria produkte vetëm në vlerë të 7.3 milionë eurove.

    Importi i Kosovës nga Shqipëria për muajt e tjerë është si vijon:

    Shtator – 26.1 milionë euro.
    Gusht – 23.1 milionë euro.
    Korrik – 24 milionë euro.
    Qershor – 25.6 milionë euro.
    Maj – 27 milionë euro.
    Prill – 22.7 milionë euro.
    Mars – 21.2 milionë euro.
    Shkurt – 11.2 milionë euro.

    Eksporti i Kosovës në Shqipëri, mbi 90 milionë euro

    Në anën tjetër, eksporti i Kosovës në Shqipëri është mbi 92 milionë euro.

    Më së shumti mallra, e para dërgoi tek e dyta në muajin korrik – 11 milionë, shkruan “Front Online”. 

    E më së paku në shkurt, 6.5 sosh.

    Eksporti i Kosovës me Shqipërinë sa i përket muajve të tjerë:

    Tetor – 8.8 milionë euro.
    Shtator – 9.8 milionë euro.

    Gusht – 9.9 milionë euro.
    Qershor – 9.8 milionë euro.
    Maj – 9.4 milionë euro.
    Prill – 9.5 milionë euro.
    Mars – 9.9 milionë euro.
    janar – 7.5 milionë euro.

    Krahasimi Kosovë – Shqipëri – Serbi

    Kosova importon më shumë nga Serbia mallra sesa nga Shqipëria.

    Për vitin 2021, statistikat thonë se Kosova importoi afër 250 milionë euro produkte nga e para dhe mbi 215 milionë nga e dyta.

    Ndryshe qëndron situata tek eksportet, shkruan “Front Online”. 

    Kosova ka çuar gjatë 10 muajve të këtij viti gati trefish më shumë produkte në Shqipëri sesa në Serbi.

    Mbi 90 milionë tek e para dhe mbi 30 sosh tek e dyta.

    Ekonomisti, Mustafë Kadriaj e shpjegon këtë situatë ekonomike.

    “E para është politika dekonstruktive e Serbisë që e sheh Kosovën vetëm si vend ku mund të eksportojë, por jo edhe të importojë prej saj. Tregu serb nuk ka nevojë për produkte të Kosovës, për shkak se pjesën e konsumit ai e plotëson vetë. Me Shqipërinë s`ka barriera që i vihen eksportit të Kosovës”, u shpreh Kadriaj për “Front Online”. 

    Kosova ka importuar 3.8 miliardë mallra nga Serbia dhe veç 1.8 miliardë euro nga Shqipëria.

    Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) kjo shumë e përgjithshme e importeve nga dy vendet fqinje është nga viti 2008, kur shteti e ka shpallur pavarësinë e deri më tani.

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Në një tubim masiv në Grabanicë të Klinës, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi programin e koalicionit për “Kosovën Fituese”, duke premtuar...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica në tubimin elektoral të kësaj partie në Viti është takuar me kandidatit për...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha të mërkurën se ishte një "pasdite shumë e mirë" pasi ai zyrtarisht njoftoi marrëveshjen midis Izraelit...
    Vip15 Janar 2025
    Është zhvilluar edhe loja e fundit mes dy kundërshtarëve, Vullnet-Gresa në sfidën nga “Retro House”. Në këtë sfidë, fitues ishte Vullneti me...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët kanë diskutuar se për çfarë ndihen krenarë për veten ata. Ndërkohë që po qëndronin në dhomën e ndejës, Gresa i pyeti...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar qytetarë të Vitisë në një tubim elektoral. Hamza ka premtuar ta lidhë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.