×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Danimarkë, heqja e karantinës nuk i rriti infektimet me COVID-19

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Danimarka, vendi i parë jashtë Azisë që lehtësoi masat e izolimit të marrja kundër përhapjes së koronavirusit, deklaroi se zbutja e tyre nuk e ka shtuar nivelin e infektimeve, edhe pse vendi hyri në fazën e dytë të rihapjes muajin e kaluar.

    Shteti nordik lejoi që në muajin maj të hapeshin restorantet, kafenetë dhe qendrat tregtare, ndërkohë që në prill i kishte dhënë dritën jeshile çeljes së qendrave të kujdesit ditor, shkollave, parukerive dhe bizneseve të vogla.

    “Niveli i infektimit në shoqërinë tonë vazhdon të mbetet mjaft i ulët”, thanë autoritetet shëndetësore daneze, duke shtuar se numri i rasteve të reja në vend vazhdon të bjerë, pavarësisht se janë kryer më shumë teste. Edhe numri ditor i vdekjeve është shumë herë më i ulët se kur mbërriti kulmin në 31 mars me 22 vdekje brenda 24 orëve. Shtrimet në spital po ashtu kanë rënë në më pak se 100 që prej fillimit të qershorit. Ende nuk ka asnjë shenjë ndryshimi në shtrirjen e infeksionit pavarësisht hapjes graduale të shoqërisë sonë”, thuhet në raport.

    Të hënën qeveria daneze e ngriti kufirin maksimal të pjesëmarrjes në tubimet publike nga 10 në 50 dhe lejoi rihapjen e palestrave dhe pishinave publike, ndërsa në korrik e gusht, planifikon lehtësim akoma dhe më të fortë të kufizimeve për grumbullimet publike.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.