×
  • Lajme
  • Lajme

    Daka e lëshon sërish mbledhjen për shkak të Kurteshit: Boll ma me këto sjellje

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhje, Valdete Daka, ka lëshuar sërish mbledhjen me arsyetimin se sjelljet e anëtarit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, nuk ishin në nivelin e duhur.

    “Mbledhjet tona janë shndërruar në diçka që kurrë s’kanë qenë duke iu falënderu Sami Kurteshit”, ka thënë Daka.

    “Boll ma me këto sjellje që nuk janë në nivel”, i ka thënë Daka Kurteshit.

    “Konsideroj që mbledhja nuk mundet me vazhdu për shkak të sjelljes së Kurteshit”, ka thënë Valdete Daka dhe më pas të gjithë e kanë lëshuar mbledhjen.

    “Ne kemi me fitu dhe e bëjmë pushtetin por mos ndërhyni kur flasim unë dhe zotëri Rama se kjo është arsyeja që i keni humbur zgjedhjet me këtë mediokritet. Unë po diskutojë për dokumentet dhe ligjet që i kemi para. Ju po shkeli të drejta, të trajtohet të gjithë ata njerezë që ju është shkelë e drejta e kundërshtimit dhe apelit. Ju ka shkelë njerëzve të drejtën e ankesës. E kemi shkelë planin operacional”, ka thënë Kurteshi.

    Po ashtu edhe Eshref Arifi ka kërkuar që të mos ulet niveli i diskutimit në këtë mbledhjen.

    “Mos të ulet takimi i KQZ-së. Nuk dihet ku jemi. Kemi pika vendimmarrëse për administrimin e procesit zgjedhor. Kemi rregulla dhe ligje. Mos të bëhet presion administratës”, ka thënë Arifi.“39 fletëvotime në një zarf çfarë i thonë kësaj pune”, ka thënë anëtari i PDK-së, Arianit Elshani.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Shfaqja “Tartufi” i Teatrit nga Gjilani ka rrëmbyer 5 çmime në edicionit të 54 të Festivalit të Teatrove të mbajtur në Ferizaj....
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi u bë sebepi që në Parkun e Qytetit të kësaj komune, të zbulohet shtatorja e ish-presidentit Ibrahim...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në zbulimin e shtatores së presidentit Ibrahim Rugova në qytetin e Podujevës. Në...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Në qytetin Poltava të Ukrainës iu dha lamtumira e fundit më shumë se 50 të vrarëve si pasojë e sulmeve ajrore ruse...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ka vdekur sot drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë kolegë e...
    Sport07 Shtator 2024
    Pas humbjes nga Rumania (0:3) në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Ligës së Kombeve në Ligën C, Kombëtarja e Kosovës...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Podujevë, ku po zbulohet shtatorja e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, tha se ai po zë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.