×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj godet Osmanin, Kurtin e Gërvallën: Kur e përmendni ju Rugovën, atij i rrotullohen eshtrat në varr

    FrontOnline
    07 Shtator 2024

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë se po bëjnë luftë të pa kompromis për të fituar elektoratin rugovist në Podujevë. Haradinaj ka shkruar se secili prej liderëve përmes mashtrimit, pretendon se çmon vlerat e Rugovës.

    Haradinaj në reagimin e tij të bërë në ditën e zbulimit të shtatores së Rugovës në Podujevë, ka thënë se Osmani, Gërvalla e Kurti sa herë që e përmendin Rugovën, ish-presidentit i rrotullohen eshtrat në varr.

    Kandidati për kryeministër ka thënë se Llapi e ka merituar një shtatore të Rugovës për besnikërinë dhe besimin që llapjanët ia kishin dhënë sa kishte qenë gjallë. Haradinaj tutje ka shtuar se s’është keq të përmendet fjalori i Rugovës, që po të ishte gjallë do të thoshte: “Falënderoj Presidentin Biden, Kryeministrin Staimer, Kryeministrin Scholz, Presidentin Macron, Papën dhe miqtë e Kosovës. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e Kosovës.”, raporton Express.

    Sipas Haradinajt, Kurti e Gërvalla nuk e thonë një gjë të tillë dhe as s’e mendojnë kurrë, ndërsa për presidenten Osmani thotë se edhe kur e deklaron, njerëzit çdo ditë e më pak i besojnë.

    Reagimi i plotë i Haradinajt:

    Luftë e pakompromis e Vjosës, Albinit dhe Donikës për elektoratin rugovist në Podujevë. Secili, në formën e vet të mashtrimit, pretendon se çmon vlerat e Presidentit Rugova. Përderisa Albini dhe Donika, për të gjallë të tij, nuk e kanë fshehur urrejtjen dhe mosrespektin ndaj tij, Vjosa, si më e reja, përveç retorikës së pasur pro-rugoviane, asgjë rugoviste nuk ka. Lirisht, njeriu mund të konkludojë se qasja e të treve ndaj politikëbërjes dhe vlerave për të cilat ka qëndruar Prof. Dr. Ibrahim Rugova, ka qenë aq e ultë sa që sa herë e përmendin Rugovën, atij i rrotullohen eshtrat në varr.

    Llapi e ka merituar një përmendore të Dr. Rugovës sepse besnikëria dhe besimi i llapjanëve ndaj Rugovës ka qenë unik. Nuk është keq të përmendim fjalorin e Rugovës që sot, po të ishte gjallë, do të thoshte: “Falënderoj Presidentin Biden, Kryeministrin Staimer, Kryeministrin Scholz, Presidentin Macron, Papën dhe miqtë e Kosovës. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e Kosovës.”

    Albini dhe Donika këtë nuk e thonë as nuk e mendojnë kurrë, përderisa Vjosa, edhe kur e thotë, çdo ditë e më pak njerëz e besojnë dhe kanë të drejtë që nuk e besojnë.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Rreth 100 ushtarë nga Garda kombetare e Idaho-s pritet të vendosen në Kosovë, pas ushtrimeve që do të kenë paraprakisht në Texas....
    Lajme07 Shtator 2024
    Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ka vdekur sot drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë kolegë e...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në zbulimin e shtatores së ish-presidentit, Ibrahim Rugova në Podujevë. Osmani është shprehur se...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë mbërritur në Podujevë në ceremoninë e zbulimit të shtatores të ish-presidentit Ibrahim Rugova. I...
    Lajme07 Shtator 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj përmes aktgjykimit të përpiluar më 16 korrik 2024 e ka dënuar me 1 mijë euro gjobë avokaten Emine...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik, “shënoi një moment...
    Lajme07 Shtator 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka ndarë mesazhin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, me rastin e përvjetorit...
    Lajme07 Shtator 2024
    Faqja e përfaqësisë së Ushtrisë së SHBA-së në NATO ka publikuar një njoftim për ushtarët-qytetarë amerikanë të cilët do të marrin rrugën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.