×
  • Kronika
  • Kronika

    Daja vrau nipin e vajza babanë, dy vrasjet që tronditën vendin gjatë izolimit

    FrontOnline
    25 Maj 2020

    Brenda dy muajve të izolimit në vend kanë ndodhur dy vrasje. Të dy rastet kanë ndodhur në Gjakovë dhe viktima e dorasi kanë pasur lidhje familjare. Njëra dyshohet se ka ndodhur për shkak të trashëgimisë, e tjetra shkaku i një fjalosje çasti.

    Një vrasje ka ndodhur të enjten rreth orës 12:00 në Gjakovë. Brenda një shtëpie në rrugën “Sabrije Vokshi”, është gjetur i vdekur një 87-vjeçar nga kujdestarja e familjes.

    Pranë trupit të tij, është gjetur vajza e tij 58-vjeçare, e cila dyshohet se ka kryer vrasjen.

    Detaje rreth kësaj vrasjeje, përplasjeve që kishin viktima dhe e dyshuara, ka dhënë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj.

    Selimaj i ka thënë Gazetës Express se në bazë të informacioneve që kanë, viktima dhe e dyshuara për vrasje janë përplasur kohëve të fundit lidhur me trashëgiminë.

    Ai ka treguar se 58-vjeçarja ka jetuar bashkë me viktimën dhe se e njëjta është me çrregullime të rënda mendore për një kohë të gjatë.

    “Dorasja është me çrregullime të rënda mendore për një kohë të gjatë. Ka jetuar me viktimën. Por në bazë të informacionit që disponojmë, kohëve të fundit janë përplasur lidhur me trashëgiminë”, ka thënë Selimaj.

    Sipas tij, edhe viktima edhe e dyshuara kanë lëndime.

    “Po viktima ka shenja të lëndimeve në kokë dhe fytyrë, por edhe e dyshuara ka lëndime”, thuhet në përgjigjet e Selimajt.

    Por, kjo nuk është vrasja e vetme që ka ndodhur gjatë këtyre dy muajve të izolimit.

    Një vrasje tjetër ka ndodhur në po këtë qytet më 24 prill. Në fshatin Nec të kësaj komune, ishte vrarë një 22-vjeçar me inicialet D.Gj.

    Ai dyshohet se është vrarë nga daja i tij, pas një fjalosje të çastit.

    Rastin e kishte konfirmuar Drejtori Rajonal në Policinë e Gjakovës, Lumni Graishta.

    Graishta kishte treguar se ishin shoqëruar për në Polici dy persona si dëshmitarë, derisa një 25-vjeçar ishte arrestuar në cilësinë e të dyshuarit.

    “Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe bastisjes së një lokacioni policia ka sekuestruar 4 armë dhe ka shoqëruar 2 persona në cilësi të dëshmitarëve ndërsa një person është arrestuar në cilësi të të dyshuarit. Trupi i pajetë i viktimës D.GJ 22 vjeçar me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në IML ndërsa i dyshuari D.P 25 vjeç ndalohet për 48 orë”, ka thënë Graishta.

    Ai ka treguar se viktima dhe i dyshuari për vrasje kanë lidhje familjare mes veti.

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.