Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indi. Një majmun “i dehur” ka vrarë një person dhe ka plagosur 250 të tjerë, pasi u tërbua kur i mbaroi furnizimi me pije.
Majmuni i quajtur Kalua, ishte kafsha shtëpiake e një burri që pretendonte se ishte magjistar, i cili banonte në Uttar Pradesh të Indisë. Por pasi pronari i kafshës vdiq, ai nuk kishte se ku të furnizohej me pije alkoolike, për këtë arsye doli në rrugë i tërbuar.
Kalua, sulmonte gra e fëmijë duke i kafshuar në pjesë të ndryshme të trupit, madje një nga të plagosurit raportohet se ka humbur jetën. Sipas Daily Mail kafsha është izoluar për pjesën tjetër të jetës në një kopsht zoologjik, larg majmunëve të tjerë.