×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Daçiq: Vizitë e rëndësishme në Paris, Beogradi duhet të jetë partner konstruktiv

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Ne po përballemi me valën, domethënë përpjekjet e ndryshme të partnerëve të huaj për të ringjallur dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili ka qenë në fazën e “vdekjes klinike” për një kohë të gjatë.

    Kështu tha sot ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, duke shtuar se ekziston një problem i mos-koordinimit të atyre partnerëve dhe faktorëve.

    Daçiç i tha TV Pink se rreziku i organizimit të takimeve mund të bëjë që dikush të mendojë se siç tha ai “ne jemi afër një zgjidhjeje”, megjithatë, siç theksoi ai, “ne nuk jemi as afër një zgjidhjeje, por afër fillimit të vazhdimit të dialogut”.

    Ai thekson se vizita e kreut të shtetit serb, Aleksandar Vuçiq në Paris është e rëndësishme sepse Beogradi duhet të dëshmojë se është një faktor konstruktiv në dialog, dhe shton se kjo vizitë është e rëndësishme për Serbinë.

    “Tash do të mbahet samiti virutal i Angela Merkelit dhe Emmanuel Macronit, Beogradit dhe Prishtinës, dhe të shtunën dhe të dielën dialogu në Bruksel në një mënyrë do të rifillojë. Kjo është arsyeja pse vizita e Vuçiqit në Paris ka një rëndësi të madhe si për ne, në mënyrë bilaterale, ashtu edhe për vendin në tërësi se duhet të dëshmohemi si një faktor konstruktiv, të cilin ishim ”, deklaroi shefi i diplomacisë serbe.

    Ai thekson se është e rëndësishme që Serbia të veprojë në parim, të jetë konstruktive.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.