×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    COVID-19 vazhdon të përhapet në Amerikën Latine përkundër masave të rrepta

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Pas bllokadave disamuajshe, mbylljes dhe distancës sociale, shumica e vendeve në Amerikën Latine dhe Karaibe po përballen me një rritje të rasteve me COVID-19, krizë ekonomike dhe dobësim për shkak të karantininimit.

    Pakënaqësitë sociale janë reflektuar në disa demonstrata kundër masave të karantinës, ndërkohë që zhurma tenxheresh dhe tiganësh janë dëgjuar në protestat në Argjentinë dhe Kolumbi.

    Argjentinë

    Edhe pse në Argjentinë do të përfundojnë 100 ditët e mbylljes të dielën, rritja eksponenciale e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që qeveria të marrë vendim për të shtrënguar masat duke filluar nga e hëna deri më 17 korrik në kryeqytetin Buenos Aires, epiqendrën e pandemisë.

    Masat kanë për qëllim kufizimin e lëvizjes dhe parandalimin e njerëzve nga përdorimi i transportit publik për të ndaluar përhapjen e virusit, i cili është rritur për shkak të mungesës së kontrollit.

    Mjekët parashikojnë që rastet e koronavirusit do të arrijnë kulmin në korrik, gjë që mund të jetë sfiduese për kapacitetet spitalore pasi infeksionet vazhdojnë të rriten me më shumë se 50.000 raste.

    Peru

    Autoritetet njoftuan se 43.000 njerëz indigjenë janë të ekspozuar ndaj virusit në rajonin e Amazonës.

    “Përhapja e shpejtë e COVID-19 në Amazonë vë në rrezik serioz shëndetin dhe jetën e rreth 43.000 qytetarëve që e identifikojnë veten si pjesë e popujve indigjenë Awajún, Keçua dhe Wampis, të cilët jetojnë në 389 bashkësi”, thuhet në një deklaratë nga Zyra e Ombudsmanit të Perusë, e cila raportoi 63 vdekje në mesin e popullatës indigjene.

    Peruja, vendi i parë në Amerikën Latine që vendos karantinën kombëtare dhe të detyrueshme për të ndaluar përhapjen e COVID-19, përfundoi 100 ditë mbyllje këtë javë. Megjithatë, Peruja është vendi i gjashtë në botë për nga numri i rasteve të konfirmuara, me më shumë se 270 mijë, dhe pothuajse 9.000 vdekje.

    Meksikë

    Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador deklaroi të enjten se megjithëse feminizmi ka një kauzë të drejtë për të ndryshuar rolin e grave, tradita e grave që qëndrojnë në shtëpi për t’u kujdesur për anëtarët e moshuar të familjes është e rëndësishme në luftën kundër pandemisë. Këto komente ngjallën kritika si seksiste.

    Meksika ka tejkaluar 25.000 vdekje nga COVID-19 dhe 200.000 të infektuar, sipas Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA. /AA/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme...
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra...
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    Donald Trump e ka urdhëruar Departamentin e Sigurisë Kombëtare të shtojë të paktën 20,000 oficerë për të zbatuar politikat e tij të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë të shtunën se do të kërkojë nga Rusia “njëfarë lloj mbështetjeje për sigurinë”,...
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    Një anije kozmike sovjetike e epokës së Luftës së Ftohtë, e nisur më 1972 me qëllim eksplorimin e planetit Venus, ra në...
    Lajme10 Maj 2025
    Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar rëndë ndaj mbajtjes së mbledhjes së Këshillit Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje në ambientet e Universitetit...
    Lajme10 Maj 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në një reagim ka shprehur zhgënjim të thellë me qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, një...
    Lajme10 Maj 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e cila është përfaqësuese e mbi 700 bizneseve të sektorëve të ndryshëm, ka shprehur shqetësim  lidhur me...
    Lajme10 Maj 2025
    Toby Cadman, avokati i Nasim Haradinajt, ka folur për ankesën që kanë bërë për Gjykatën Speciale të Hagës në Gjykatën Evropiane për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.