×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    COVID-19, shtohet numri i të infektuarve nga dasmat në Tetovë

    FrontOnline
    16 Gusht 2020

    Rritet numri i vatrave të infektimeve në familje në rajonin e Tetovës. Shkak për këtë, sipas mjekëve, janë dasmat dhe ahengjet tjera familjare, në të cilat grumbullohen më shumë se pesëdhjetë persona.

    Mjekët bëjnë thirrje që në dasma, të marrin pjesë sa më pak persona.

    “Prej restoranteve kanë kaluar nëpër shtëpi dhe nga aty del se numri rritet, edhe atë në masë të madhe rritet. Tanimë duke marrë një anamnezë më të detajuar, më të thellë, tregojnë pacientët se kontaktet e tyre i kanë pasur pikërisht në ahengje të ndryshme apo nëpër tubimet e varrimeve sepse ne e dimë tradita jonë është që të shkohet në ngushëllime apo varrime në numër të madh”, tha Bekim Ismaili, mjek amë.

    Nga Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, apelojnë qytetarët që të lajmërojnë në polici dasmat e tyre sepse në të kundërtën do të përballen me ligjin.

    “Lajmërohen qytetarët që kanë ahengjet e tyre, të njëjtat ti paraqesin në numrin 192 apo në stacionin më të afërt të rajonit që i takon me çka policia bën kontrolle nëse respektohen protokollet qeveritare lidhur me organizimin e ahengjeve familjare”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

    Përveç tubimeve nëpër dasma, ditëve të fundit janë kthyer edhe dyndjet përpara bankave.

    “Neve e respektojmë por ka që nuk e respektojnë. Duhet të rregullohet kjo se këtu është burim i korona virusit dhe nuk kemi si të mbrohemi. Unë jam largu por ka që rrinë grumbull atje dhe nuk respektojnë masat që duhet respektuar”, shtoi ai./AlsatM/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.