Rusia ka raportuar edhe 6.422 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar totalin e saj në 746,369, kështu duke u renditur në vendin e katërt me numrin e të prekurve me virus.
Gjithsej 156 njerëz me Covid-19 vdiqën në 24 orët e kaluara atje, thonë zyrtarët, duke e çuar numrin zyrtar në 11,770, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.