×
  • Lajme
  • Lajme

    COVID-19 në Istog: 30 persona u testuan të dielën, ende nuk i kanë marrë rezultatet

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    30 banorë të komunës së Istogut po i presin rezultatet e testimeve për COVID-19. Mostrat e tyre janë marrë të shtunën për testim, por ende nuk ka dalë rezultati i tyre. Ata janë testuar si kontakte të tri rasteve të fundit të infektuara me koronavirus në këtë komunë.

    Në mesin e personave që po i presin rezultatet për koronavirus, është edhe një edukatore e një çerdheje në Istog.

    Një familjar i edukatores ka rezultuar pozitiv në testimet për COVID-19, si pasojë e kësaj, është mbyllur edhe çerdhja në Istog.

    Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Istogut, Mujë Osmanaj, tha se çerdhja do të qëndrojë e mbyllur deri në marrjen e rezultatit të edukatores.

    “Çerdhja është mbyllur pasi një familjar i një edukatoreje ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Do të qëndrojnë e mbyllur derisa të marrim rezultatet e testimeve të edukatores”, tha Osmanaj, raporton Gazeta Express

    Osmanaj bëri të ditur se që nga e diela, nuk janë marrë mostra të reja në

    “Nga dita e diele nuk kemi pasur testime të reja. Jemi në pritje të rezultateve për 30 persona që janë testuar të dielën”, ka thënë Osmanaj.

    Ai bëri të ditur se momentalisht në Istog janë 17 raste aktive me koronavirus.

    Ndërkohë, nga fillimi i pandemisë COVID-19, në Istog janë konfirmuar 25 raste pozitive.

    Nga ta, tashmë janë shëruar 8 persona.

    Nga data 8 shkurt deri më 23 qershor, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, janë testuar 22 mijë e 133 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2.

    Prej tyre, 2 mijë e 268 kanë rezultuar pozitivë.

    Nga ta janë shëruar 1 mijë e 108 persona, ndërkaq kanë vdekur 38.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.