×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Covid-19 në Evropë, shumë shtete regjistrojnë shifra rekord infektimesh

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Çekia, Bullgaria dhe Polonia regjistruan shifra rekord të infektimeve ditore, ndërsa në Paris 40 për qind e shtretërve në terapitë intensive janë zënë nga pacientët me Covid-19. Europa është në alarm dhe shumica e shteteve kanë rikthyer kufizimet.

    Situata me Covid-19 në Europë nuk është ngushëlluese. Autoritetet në Francë paralajmërojnë se më shumë se 40 për qind e shtretërve në terapitë intensive në rajonin e Ile de France, janë tashmë të zëna nga pacientët me koronavirus. Sipas tyre, 445 persona po trajtohen në spitalet e zonës, ku përfshihet edhe kryeqyteti Paris. Bëhet fjalë për rajonin më të populluar të Francës me më shumë se 12 milionë banorë. Ndërsa autoritetet paralajmërojnë se niveli i shtrimeve në terapitë intensive mund të arrijë në 50 për qind brenda dy javësh, disa spitale kanë filluar të rishikojnë operacionet e planifikuara. Rritja e pacientëve në terapitë intensive vjen ndërsa Parisi ashpërsoi masat anti-covid nga e marta, duke mbyllur të gjitha baret, kafenetë, palestrat dhe pishinat, raporton A2.

    Githashtu, kryeqyteti gjerman, Berlini, urdhëroi mbylljen e restoranteve dhe bareve nga ora 23:00 e mbrëmjes deri në 6:00 të mëngjesit. Sipas kryebashkiakut, Michael Müller, nëse nuk veprohet tani, do t’i rikthehen një izolimi tjetër.

    Nga e premtja belgët do të duhet të kufizojnë kontaktet e ngushta në një maksimum prej tre personash kur të jenë jashtë shtëpisë, ndërsa Finlanda, e cila regjistroi 227 raste të reja në një ditë, planifikon kufizim të orarit të hapjes së lokaleve dhe restoranteve.

    Në alarm janë edhe autoritetet çeke, pasi vendi regjistroi një rekord të ri prej mbi 4400 infektimesh në 24 orë dhe 13 vdekje. Përgjatë 14 ditëve të fundit Çekia ka shënuar numrin më të lartë të rasteve të reja për 100 mijë banorë, në Bashkimin Europian. Shifra ditore rekord raportuan edhe Bullgaria, Polonia dhe Ukraina. Kjo e fundit regjistroi mbi 4700 infektime, ndër të cilat 219 fëmijë dhe 77 vdekje. Në Bullgari pati 436 raste dhe 8 vdekje në 24 orë.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë tha se avionët e NATO-s që gjenden në shtetet e Baltikut duke të rrëzojnë dronët rusë që...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Drejtoresha për Sistem dhe Politika Shëndetësore në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, me vërejtje ndaj sistemit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut. Ajo thotë...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ish-kryetari i PS dhe ish kryeministri shqiptar, Fatos Nano përsëri me probleme shëndetësore. Dy burime të pavarura nga njëri-tjetri, i konfirmuan Top...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.