×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    COVID-19, mjekët paralajmërojnë pasoja afatgjata në organizëm

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Ende ngelen të paqarta pasojat afatgjate që coronavirusi mund të shkaktojë në organizëm. Informacionet e fundit nga disa mjekë me përvojë në Itali, ngritën shqetësime se pasojat nga pandemia mund të jenë shumë herë më të mëdha sesa ç’u mendua në fillim. Mjekë dhe pacientë nga një prej qyteteve më të prekura në Evropë, rrëfejnë përvojën e tyre.

    Sipas disa mjekëve me përvojë në qytetin e Bergamos në Itali, një përqindje e konsiderueshme e të mbijetuarve të COVID-19 po shfaqin simptoma problemesh kronike. Kjo gjë ka ngritur shqetësime se pasojat e infeksionit janë më të mëdha sesa mendoheshin në fillim. “Është një sëmundje sistematike që dëmton arterie në të gjithë trupin, gjë që ndikon edhe tek veshkat dhe truri. Kemi vërejtur edhe dëme të tjera akute si dështim të funskionimit të veshkave që kërkon dializë ose goditje në tru dhe më pas infarkt akut të miokardit. Pra kemi vërejtur shumë ndërlikime të shkaktuara nga virusi. Tani po shohim se një përqindje e madhe e të prekurve po shfaqin dëme kronike nga virusi”, tha Dr. Roberto Cosentini, shef i pavionit të urgjencës në spitalin Papa Giovanni.

    “Disa nga organet, siç janë mushkëritë, preken më shumë. Por preken edhe truri, lëkura dhe ndonjëherë kemi edhe pezmatim të enëve të gjakut. Pra, nuk është infeksion që lidhet vetëm me frymëmarrjen. Nuk ka mbaruar”, tha Dr. Emanuela Catenacci, neurokirurge në spitalin Kremona. Bergamo është një nga qytetet më të prekura në Evropë nga pandemia. Sipas Business Insider disa të mbijetuar të virusit kanë probleme me përqendrim, punë normale dhe aktivitete fizike.

    “Për ata që nuk respektojnë rregullat, do të doja të përjetojnë për një javë atë që ndjeva unë, që një javë të ndjehen aq keq sa kam qenë unë. Kështu mbase do të kuptonin se nuk duhet të injorohen paralajmërimet ose rregullat e detyrueshme që duhen zbatuar”, tha Filippo Alvaini, i mbijetuar i COVID-19. Në përgjithësi shumica e njerëzve të infektuar me COVID-19 e marrin veten brenda pak javësh. Ndërsa ata që përjetojnë simptoma më afatgjate, zakonisht përballen me plogështi, dhimbje koke, ankth dhe dhimbje muskulore, probleme këto që zgjasin për disa javë.

    Pacientët që kanë nevojë për kujdes intensiv, përfshirë ata që vihen në aspirator ose dializë, përballen me probleme më serioze. Ata që preken nga pneumonia mund të përjetojnë dhimbje të mushkërive. Ekzistojnë raporte për ënjtje të indit të zemrës, aritmi të zemrës, probleme në funksionimin e veshkave dhe mëlçisë. Megjithatë, është ende herët të dihet nëse këto probleme do të jenë të përhershme për këta pacientë. /tch/

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë armë dhe pajisje në Ukrainë këtë javë, ka thënë të premten presidenti amerikan Joe Biden. Duke...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Mund të nevojiten rreth 14 vjet për ta pastruar Rripin e Gazës nga mbeturinat, përfshirë mjetet e pashpërthyera, që janë lënë nga...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, përcjell albinfo.ch. Vetëm me votimin e...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, sot ka shijuar qiellin gjerman, derisa ka marrë pjesë në një fluturim me aeroplanët ushtarakë...
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtarja e njohur, Soni Malaj ka bërë të ditur se po vjen me një bashkëpunim. Mirëpo, ajo ende nuk e ka zbuluar...
    Vip26 Prill 2024
    Top Channel e ka paditur aktorin për shkaktim dëmi. Aktori ka qenë pjesë e formatit ‘BBV3’, rrugëtimi i të cilit mbaroi shumë...
    Vip26 Prill 2024
    Ylli i muzikës pop, Donna Dafi, në projektin e saj më të ri “Kriminell”, me mesazhin që shpërndan, ka bërë bujë të...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka paralajmëruar votimin për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë. Për këtë çështje kryeministri Kurti ka...
    Vip26 Prill 2024
    Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, çifti i formuar së fundmi mes aktorit Romeo Veshaj dhe modeljes Heidi Baci, kanë filluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.