
Me rënien e numrit të të infektuarve me Covid-19 dhe masave të reja të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës është paralajmëruar edhe hapja e çerdheve.
Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Xhavit Rexhaj për Front Online ka thënë se ky institucion është duke pritur sugjerimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik dhe më pas ta marrë një vendim se a do të hapen apo jo institucionet parashkollore.
“Jemi duke punuar se çfarë vendimi do të marrim. Po presimin sugjerimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe kur t’i kemi ato saktë do ta dimë se çfarë mundemi të bëjmë, pasi që është kostot shumë e lartë buxhetore”, ka deklaruar Rexhaj për Front Online.
Vendimi për hapjen e çerdheve në vend, sipas Rexhajt, varet nga kostoja buxhetore.
Kjo, pasi sipas tij, nëse kërkohet dezinfektimi i çerdheve për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid-19, do të kushtojë me miliona euro.
“Sepse kjo varet edhe nga kosto, pasi që nëse duhet distancë dy metra mes fëmijëve dhe nxënësve nuk është njësojë sikur distanca që duhet të krijomë prej dy metrave. Nëse kërkohet dezinfektimi ajo kushton me miliona euro. Prandaj, këto janë çështje që duhet t’i marrim parasysh, dhe besojë që sot ose nesër do të vendosim”, u shpreh në fund Rexhaj. /Front Online/