Como ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me ish-mesfushorin e Barcelonës, Sergi Roberton, pasi këtij të fundit i skadoi kontrata me gjigantët katalanas në fillim të verës.
32-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare, e cila do ta lidhë atë me klubin e sapopromovuar në Serie A deri në verën e vitit 2026.
🗞️ @SergiRoberto10 officially Como bound 💪 pic.twitter.com/Jo7kCJf2oI
— Como1907 (@Como_1907) August 23, 2024
“Kur Cesc më kontaktoi për herë të parë, ai më shpjegoi ambiciet e klubit që vinte nga divizionet më të ulëta deri në Serie A në pesë vjet, dhe ambicien e tij si trajner. Kështu që është emocionuese për mua të vij dhe të jem pjesë e rritjes së klubit”.
Sergi Roberto mund të luajë në mesfushë dhe në krahun e djathtë, ndërsa ka 373 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e lartë të Barcelonës, duke bërë debutimin e tij profesional deri në nëntor 2010.
Sergi Roberto i bashkohet një liste të gjatë lojtarësh me emër që iu bashkuan projektit nën drejtimin e Cesc Fabregas këtë verë, transmeton Telegrafi.
Welcome @SergiRoberto10 🤍💙 pic.twitter.com/13wYzYzRTn
— Como1907 (@Como_1907) August 23, 2024
Kluib ka afruar emra si Andrea Belotti, Raphael Varane, Pepe Reina dhe Alberto Moreno.