×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Çmimet në Mal të Zi do të jenë më të lira se një vit më parë

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Pas 20 ditësh pa asnjë rast me coronavirus, Mali i Zi deklaroi të dielën mbylljen e gjendjes epidemike duke u bërë shteti i dytë në Evropë, pas Ishujve Faroe, që del nga pandemia.

    Në fillim të qershorit Mali i Zi pritet të rihapë kufijtë me Shqipërinë, Kroacinë, Slloveninë, Austrinë, Gjermaninë, Poloninë, Republikë Çeke, Hungarinë dhe Greqinë, deklaroi kryeministri malazez, Dushko Markoviq.

    Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, kryetari i Komunës së Malit të Zi, Nik Gjeloshaj tha se situata në Mal të Zi është plotësisht e normalizuar dhe vendi po përgatitet për hapjen e kufijve me shtetet e tjera sipas disa kushteve të përcaktuara ndër të në të cilat fakti që ato të kenë 25 dhe më pak raste me COVID-19 në 100 mijë banorë.

    Z. Gjeloshaj nënvijëzoi faktin se Mali i Zi është një shtet që mbështetet tek turizmi ndaj po pret me padurim hapjen e kufijve dhe ardhjen e turistëve përmes të cilëve shpreson të ringrejë ekonominë pas krizës së COVID-19.

    Ai siguroi se nga operatorët vendas nuk do të ketë rritje të çmimeve, përkundrazi sipas kryekomunarit të Tuzit, të bësh turizëm në Mal të Zi këtë vit mund të kushtojë më pak se vitet e shkuara.

    “Pas një menaxhimi të suksesshëm të situatës do kemi një sezon të suksesshëm turistik për të arritur rritjen ekonomike pas krizës së pandemisë.

    Sa i përket çmimeve, këtu ka shkuar në drejtim të kundërt, pasi masat e qeverisë i kanë favorizuar bizneset përmes lehtësimeve të ndryshme fiskale, duke bërë që në krahasim më vitin e shkuar çmimet do të jenë më të lira për të tërhequr më shumë turistë”, tha z. Gjeloshi.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.