×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Çmimet në “autolarjen” e Policisë së Kosovës

    FrontOnline
    30 Tetor 2021

    Vetura, xhipa e kombi.

    Këto makina i ka në dispozicion Policia e Kosovës, shkruan “Front Online”.

    E krahas tyre edhe të tjera si, kamioneta, autobusë e autoblinda, të cilat varësisht prej natyrës së rasteve, i përdorë në aksionet e saj.

    Me to, pjesëtarët policorë shkojnë për të kryer bastisje, arrestime & patrullime në çdo cep të vendit. Shumë shpesh nëpër terrene të vështira malore me baltë. Në situata si këto, papastërtia bëhet e pashmangshme. Këto automjete, kësisoj, me t`u kthyer në bazë duhet t`i nënshtrohen një pastrimi me ujë.

    Krejt kjo për të larguar dheun e çfarëdo materiali tjetër, të ngjitur.

    Këtë shërbim për Policinë në tri vjetët e ardhshme, të paktën për regjionin e Prishtinës, do ta kryejë kompania “Ajani dhe Adami”.

    Megjithatë, kontrata mund të shkëputet edhe më herët – sapo vlera totale e larjes së veturave policore të arrijë në gati 63 mijë euro.

    Çmimorja e “autolarjes” së Policisë

    Çmimet e larjes dallojnë për secilin automjet, shkruan “Front Online”.

    Larja e një veture si kjo që po shihni në foto, brenda e jashtë, Policisë i kushton 4 euro e 40 cent, bazuar në kontratën e tenderit.

    Pak më shumë të holla lypen për pastrimin e makinave të llojit “Suv” (xhipat).

    5 euro e 70 cent – komplet, shkruan “Front Online”.

    Ani pse është më i madh dhe mund të harxhohen më shumë detergjente për të, Policisë shpëlarja e një kombi i del më e lirë sesa ajo e një xhipi.

    4 euro e 50 cent për këtë që po shihni në fotografi.

    Rrafsh 2 euro bën pastrimi komplet i kamionetës. E ai i autobusit policor, 8 sosh, shkruan “Front Online”.

    Çmimi përcaktohet varësisht edhe nga kërkesa e pastrimit.

    Ai veç i jashtëm kushton më lirë. Sidoqoftë, vlera monetare hyp kur kërkohet edhe ai i brendshëm.

    Veturat policore s`presin në rend për larje

    E përdallim prej çmimit, ka një rregull që është e pandryshueshme dhe vlen për të gjitha automjetet njësoj.

    Shkaku i natyrës së punës policore, asnjëra nga to nuk guxon të presë në radhë për t`u larë.

    Punëtorët e autolarjes, “Ajani dhe Adami” duhet të tregohen të kujdesshëm gjatë komplet procesit të fërkimit, sidomos në përdorimin e detergjenteve në mënyrë që veturave policore të mos u dëmtohet ngjyra./“Front Online”.

     

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Tenderët29 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka shpallur një tender prej hiç më pakë se 465 mijë euro për furnizim me pizhame, si dhe çorapë...
    Tenderët27 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati është pajisur me një kompjuter të ri “MacBoook”, raporton Front Online. Përmes një tenderi me...
    Tenderët13 Maj 2024
    Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) e ka shpërblyer me tender hiç më pakë se 1,9 milionë euro kompaninë “Mercom Company” për furnizim...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2024
    Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Imri Ahmeti, vlerëson se qëndrimi i PDK-së për zgjedhjet mund të ketë prolonguar dorëheqjen e kryeministrit Albin...
    Lajme30 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të Aleancës në...
    Lajme30 Maj 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se nuk mund të ketë koalicion, përfshirë edhe me...
    Lajme30 Maj 2024
    Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, u pyet në nëse u konsultua për takimin që zhvilloi Memli Krasniqi me Albin Kurtin....
    Lajme30 Maj 2024
    Ka vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës nga Peja, Muhamed Çallakaj. Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen Çallakaj....
    Lajme30 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në takimin e Komitetit për Politikë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.