×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka parasheh legjislacioni i Kosovës në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar të shtunën shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Hoti ka mbajtur një videokonferencë me kryetarët e komunave, ndërsa i “ka njoftuar ata se me këtë trend të të prekurve me COVID-19, duhet të konsiderohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme”.

    Është neni 131 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës që e rregullon çështjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

    Në këtë nen shkruan se “Presidenti i Republikës mund të shpallë Gjendjen e Jashtëzakonshme, kur: ka nevojë për masa emergjente të mbrojtjes; ka rrezik të brendshëm ndaj rendit kushtetues ose sigurisë publike; ka fatkeqësi natyrore, e cila prek tërë territorin e Republikës së Kosovës ose një pjesë të tij”.

    Në pikën 2 të këtij neni të Kushtetutës shkruan se gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Kushtetuta nuk suspendohet.

    “Kufizimet mbi të drejtat dhe liritë e garantuara me këtë Kushtetutë bëhen vetëm deri në shkallën e nevojshme, për sa më pak kohë që të jetë e nevojshme dhe në përputhje të plotë me këtë Kushtetutë. Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, ligji për zgjedhjet e Kuvendit dhe të Komunave nuk mund të ndryshohet. Parimet e tjera për veprimet e institucioneve publike gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme rregullohen me ligj, por ato nuk duhet të jenë në shpërputhje me këtë nen”.

    Kushtetuta parasheh që në rast të nevojës për marrjen e masave emergjente të mbrojtjes, presidenti i Kosovës, pas konsultimit me kryeministrin, të shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Presidenti shpallë menjëherë dekretin, i cili përcakton natyrën e kërcënimit dhe çfarëdo kufizimi për të drejtat dhe liritë. Brenda 48 orëve, Kuvendi mund të japë pëlqimin me 2/3 e votave të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë. Pa pëlqimin e deputetëve, dekreti nuk ka forcë e efekt.

    Pika tjetër parasheh që presidenti në konsultim me kryeministrin shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, nëse ka rrezik ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë publike, ose ekziston një fatkeqësi natyrore në tërë territorin e Kosovës ose një pjesë të tij.

    Gjendja e jashtëzakonshme nuk mund të shpallet për më shumë se 60 ditë. Me pëlqimin e shumicës së deputetëve, nëse është e nevojshme, mund të zgjatet për periudha pasuese prej 30 ditësh. Gjithsej nuk mund të shpallet për më shumë se 90 ditë.

    Vetëm kur presidenti konstaton se rreziku ndaj Kosovës është i natyrës së jashtëzakonshme, kuvendi mund të vendos që gjendja e jashtëzakonshme të zgjasë mbi 150 ditë. Për këtë duhen 2/3 e votave të të gjithë deputetëve.

    Kushtetuta parasheh edhe mobilizimin e FSK-së, për të ndihmuar në gjendjen e jashtëzakonshme. Presidenti mund të urdhërojë këtë, pas konsultimit me Qeverinë dhe Kuvendin.

    Ndërkohë Këshilli i Sigurisë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, ushtron funksione ekzekutive, që kufizohen në funksionet që ndërlidhen në veçanti me gjendjen e jashtëzakonshme. Presidenti drejton Këshillin e Sigurisë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

    Themelimi i Këshillit të Sigurisë së Kosovës është i rregulluar me ligj. Neni 14 i këtij ligji thotë se presidenti kryeson Këshillin e Sigurisë.

    Këshillin pos presidentit, kryeministrit dhe ministrave te të cilët duhet të bartet pushteti ekzekutiv, e përbëjnë edhe zyrtarë tjerë, duke përfshirë drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës dhe komandantin e FSK-së.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në mes të marsit kishte përmendur propozimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Me propozimin e tij nuk ishte pajtuar Qeveria Kurti. Ishte kohë kur në Kosovë ishin vetëm 19 raste me koronavirus. Tani çdo ditë po konfirmohen mbi 200 raste të reja./koha/

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, bashkë me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, kanë vizituar një pikë kufitare mes Kosovës...
    Lajme18 Mars 2025
    Doktori Adriatik Berisha, i cili ka pasur përgjegjësinë për gjendjen shëndetësore të Haxhi Thaçit në QKUK, ka ndarë disa nga mesazhet e...
    Lajme18 Mars 2025
    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, bashkë me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, kanë vizituar një pikë kufitare mes Kosovës...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, ka treguar bisedën e fundit që ka pasur me babanë e Thaçit. Haxhi Thaçi shpresonte se Hashim...
    Vip18 Mars 2025
    Familja Thaçi nga Buroja ka hapur dyert për homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndërroi...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkuar për homazhe për Haxhi Thaçin, babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi. E pas...
    Lajme18 Mars 2025
    Doarsa Kica-Xhelili, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në profilin e saj në Facebook ka postuar një video ku pretendohet se aktivistë...
    Lajme18 Mars 2025
    Homazhet për të ndjerin Haxhi Thaçi- babain e ish presidentit Thaçi po vazhdojnë. Një numër i  madh i qytetarëve po marrin pjesë,...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në Bërdicë. A2 CNN mëson se një person me motor është përplasur me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.