×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Çka panë sonte qytetarët në qiellin e Kosovës?

    FrontOnline
    18 Prill 2020

    Satelitë nga kompania e njohur amerikane “Space X” kanë mbuluar qiellin mbi Kosovë të shtunën në mbrëmje.

    Shumë qytetarë të shtunën kanë thënë se në qiell po vërejnë objekte të paidentifikuara, ndërsa Suhel Ahmeti nga Klubi i Astronomëve Amatorë të Kosovës / Astronomy Club of Kosova ka bërë të ditur se bëhet fjalë për satelitët e “Space X-it”.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka sqaruar vendndodhjen e satelitëve teksa ka bërë të ditur se “Starlink është një rrjetë satelitor që po ndërtohet nga ndërmarrja amerikane SpaceX për të siguruar kyçje në internet satelitor”.

    “Kjo rrjetë do të përbëhet nga mijëra satelitë të vegjël. SpaceX gjithashtu planifikon të shesë disa nga satelitët për qëllime ushtarake, shkencore ose eksploruese. Deri më datën 16 Prilli 2020, SpaceX ka lëshuar 362 satelitë Starlink. Ata planifikojnë të lansojnë nga 60 satelitë me Falcon 9, çdo dy javë në vitin 2020. Në total, gati 12,000 satelitë planifikohen të vendosen në fillim, me mundësi të shtohen deri në 42,000. 12,000 satelitët fillestarë janë planifikuar të orbitojnë në tri predha orbitale…”, ka shpjeguar ai.

    Vendodhja e Satelitëve:

    https://www.satflare.com/track.asp?q=starlink#TOP

    Më shumë:

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.