×
  • Vip
  • Vip

    Cila është arsyeja që njerëzit po e përkrahin verbërisht Johnny Depp?

    FrontOnline
    09 Maj 2022

    “Nëse ishte e frikësuar për vdekje, pse nuk u largua?” pyeti Johnny Depp në gjykatë.

    Ai po fliste, natyrisht, për ish-gruan e tij Amber Heard, të cilën ai e ka paditur për prishje të imazhit për shkak të një artikulli që ajo kishte shkruar për ‘Washington Post’ në vitin 2018. Gjatë deklaratës së saj para gjykatës, aktorja akuzoi Depp për abuzim fizik dhe seksual.

    Nëse fraza e Depp tingëllon e njohur, kjo për shkak se njëmend është: të mbijetuarit e dhunës, familjarët e viktimave dhe ata që po organizojnë fushata kundër dhunës në familje kanë punuar pa pushim për ta ndalur shoqërinë nga të përdorurit fraza të tilla fajësuese për viktimat. Në vend se të pyesin një grua pse nuk iku nga abuzimi, pyetni burrin pse e abuzoi atë në rend të parë. Kjo do të ishte mënyrë e mirë për ta nisur.

    Të ikurit nga një marrëdhënie abuzive është një prej momenteve më të rrezikshme për viktimat. Vetëm pse përfundon marrëdhnia, nuk do të thotë se përfundon abuzimi. Sjellja kontrolluese pas marrëdhënies është një prej formave më të dëmshme të abuzimit që kam parë ndonjëherë, shkruan Proudman.

    Depp humbi rastin e gjykimit në Londër më 2020 për prishje të imazhit. Ai u prit nga fansat me admirim dhe hedhje trëndafilësh, i dërgonin puthje dhe shpalosnin banerë mbështetës. I qëndrova afër pasi kaluam sigurimin, qeshi dhe unë i dhashë syrin më të keq të mundshëm.

    Gjykatësi më vonë zbuloi se Depp fizikisht sulmoi Heard (përfshirë goditje me kokë, tërheqje flokësh dhe kapje për qafe) dhe ajo tha se frikësohej për jetën. Depp dyshohet se i ka dërguar mesazhe mikut të tij, Paul Bettany, duke kërcënuar se do ta djeg Heard dhe ta “q*jë kufomën e saj të djegur më pas që të sigurohet se ka vdekur”.

    Është e qartë se Depp po e tërheqë Heard drejt një gjykimi të dytë të profilit të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me shpresën për një rezultat më të mirë. Ai po e paditë atë për 50 milionë dollarë – kjo po që duket kontroll serioz financiar.

    Të dy rastet, në Angli dhe ShBA, bazohen në tentativën për ta heshtur Heard nga të folurit për abuzimin që ajo thotë se ai i ka shkaktuar. Shoh shumë viktima të dhunës familjare që paditen për “prishje të imazhit”, pasi marrin guximin të flasin rreth asaj që abuzuesi u bëri atyre.

    Bota ulet mbi gjykimin, duke hedhur pikëpyetje nëse Heard është “viktima e vërtetë”. A duket si viktimë? A flet si viktimë? A qan si viktimë?

    Ku janë kryetitujt që pyesin nëse Depp është abuzues, që e gjykojnë çdo lëvizje të tij? Nuk ka masa të veçanta në gjyq – Depp qëndron aty duke qeshur, derisa Heard flet për abuzime e trauma.

    Avokati i Depp përdoret si figurë shahu, një armë për ta riviktimizuar atë për zbavitjen e botës. Gjykata është shndërruar në vegël të një abuzuesi për të vazhduar abuzimin dhe kontrollin. Çfarë mesazhi është ky për viktimat? Viktimat që nuk kanë para, famë, foto të lëndimeve dhe mesazhe kërcënuese për mirëqenien e tyre, si mendojnë se do të trajtohen nga sistemi i drejtësisë?

    Gjykatës i kërkohet që ta trajtojë Heard si “abnormale”, “mentalisht të sëmurë” dhe “të çmendur”.  Shumë shpesh, viktimat e abuzimit në familje etiketohen me diagnoza seksiste si “çrregullime të personalitetit historik dhe kufitar” nga psikologët, në vend që të kuptojnë se po vuajnë nga trauma të shkaktuara nga abuzimi në familje. Heard nuk është përjashtim.

    Dr Curry, një psikolog, sugjeroi se Heard mund të ketë dy çrregullime të personalitetit, derisa Dr Hughes e diagnostikoi atë me çrregullim të stresit post-traumatik. Por pse nuk po gjykohet Depp? Ku është diagnoza për shëndetin e tij mental?

    Pas së gjithash, ky është një burrë i cili shpjegoi sjelljen e tij abuzive duke e quajtur vete “monstrum”. Çdo kryetitull që ka komentuar shëndetin mental të Heard ka stigmatizuar ata që njëmend vuajnë nga problemet mentale, njëkohësisht duke ulur kredibilitetin e viktimave që dalin para.

    Heard do të merret në pyetje nga ekipi i Depp. Unë mund t’ju them tani se si do të jetë rezultati, sepse e shoh çdo ditë në sallat e gjyqit: “Pse nuk thatë jo? Sa e dehur ishit? Ti e provokove. Ke qenë abuzuese. Është faji juaj.”

    Këto pyetje fajësojnë viktimën dhe e bëjnë të padukshëm kryerësin. Është një taktikë që përdoret me efektivitet të lartë, sepse nënvizon të gjitha mitet që na janë mësuar rreth mënyrës si funksionon abuzimi. Ajo gënjen; ai është hero.

    Kështu që, kur shoh hashtagë në Twitter si “AmberHeardËshtëGënjeshtare”, e kuptoj sa thellë është e ngulitur mizogjenia në shoqërinë tonë. Nuk ka rëndësi se një Gjykatë e Lartë e ka dëshmuar se Depp sulmoi Heard, nuk do të kishte rëndësi edhe nëse bota do ta shihte Depp fizikisht duke e sulmuar Heard në publik, njerëzit prapë do ta përkrahnin Depp. Pse është ai mbi ligjin?

    Është sepse Depp është definicioni i mashkulloritetit? Çdo burrë deshi të ishte si ai në një pikë. Nëse ai mund të jetë kryes i dhunës familjare, me tërë famën, lavdinë, paratë dhe fuqinë që ka, dërgon një mesazh të fortë për burrat se çdokush mund të bëhet kryes i dhunës.

    Por gjithashtu thotë diçka edhe më djallëzore: se shoqërisë tonë nuk i intereson dhuna. “Ani çka, ai e goditi atë? Ajo e meritoi”. Depp tha se ishte “abuzim i përbashkët”. Neve realisht po na thuhet se edhe nëse ai abuzoi, duhet të ndjejmë simpati për të.

    Këta burra, na mësojnë, nuk duhet të shkatërrohen për shkak të shkeljeve ndaj grave, sepse gratë nuk ia vlejnë. Shoqëria jonë patriarkale po e mbështet këtë dhe po përdorë Depp për të vazhduar ndjeshmërinë ndaj autorëve dhe paralajmërimin e viktimave. /Nacionale

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Vip11 Shtator 2024
    Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Edona James vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në...
    Vip11 Shtator 2024
    Brikenda sot po feston ditën e lindjes. Nuk munguan urimet e shumta nga miq e familjarë, shkruan “Kosovarja”. Edhe disa nga ish-banorët...
    Vip11 Shtator 2024
    Në një intervistë të fundit për Time Out London, Rita Ora, ylli i pop-it shqiptar që ka pushtuar skenën ndërkombëtare, ndau mendimet...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.