×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes

    Çfarë përfitojnë qytetarët dhe bizneset nga buxheti i rishikuar?

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Me rishikimin e buxhetit të vitit 2020 janë mobilizuar mbi 600 milionë, prej tyre 232 milionë euro për të mbuluar mungesën e të hyrave tatimore dhe 385 milionë euro për zbatim të plotë të Pakos fiskale emergjente dhe të Pakos për rimëkëmbje ekonomike.

    Këto mjete janë ndarë për të zbutur problemet ekonomike dhe sociale që janë shkaktuar nga masat që Qeveria e Kosovës ka marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

    Projektligji për rishikimin e buxhetit 2020 është miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës më 13 korrik dhe është proceduar në komisione parlamentare në mënyrë që i njëjti të sillet në Kuvend për votimin përfundimtar.

    Mimoza Kusari-Lila, anëtare Komisioni për buxhet dhe transfere, tha për Radion Evropa e Lirë se projektligji për rishikim të buxhetit i ka dy javë në mes të dy leximeve – fillon me Komisionin funksional që është Komision për buxhet dhe transfero, dhe pastaj përcjellet në komisionet që janë në procedurë të rregullt siç është ai për legjislacion.

    “Besoj që së shpejti ky projektligj me amendamentet dhe plotësimet edeputetëve do të vjen në Komision”, tha Kusari – Lila.

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tha se në momentin kur do të miratohet buxheti i rishikuar, do të fillohet edhe me ndarjen e mjeteve për bizneset dhe qytetarët, ashtu siç është premtuar.

    Nga Pakoja emergjente fiskale në vlerë prej rreth 180 milionë euro, shton Bajrami deri më tani janë shpërndarë rreth 80 milionë euro.

    Ndërkaq, pas miratimit të buxhetit të rishikuar thotë ministrja Bajrami, brenda tre – katër ditëve do të disbursohen tek qytetarët dhe bizneset edhe rreth 100 milionë euro të tjera.

    “Kemi një fond prej 385 milionë euro nga i cili do të përmbushen të gjitha obligimet të dala nga pakoja fiskale emergjente, do të kryhen të gjitha pagesat për të gjithë aplikacionet e qytetarëve dhe bizneseve që janë pranuar nga komisionet përkatëse”.

    “Pastaj janë masat e rimëkëmbjes ekonomike që përfshijnë disa lloje të masavesiç janë qasja e lirë ebizneseve në financa, dyfishim i subvencioneve, subvencionim i kamatave, kapitalizmi i fondeve për garanci kreditore dhe masat të tjera të cilat do t’i mbulojnë ministri apo sektorë të caktuar”, tha Bajrami.

    Përfaqësuesit e bizneseve në vazhdimësi u kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që sa më shpejtë të ndihmojnë në rimëkëmbjen ekonomike pasi që çdo vonesë do të sillet problem më të mëdha për bizneset dhe rrezik të falimentimit të tyre.

    Miliona euro për qytetarë dhe bizneseve të parapara me Pakon fiskale emergjente

    Në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) mbi 200 mijë punëtorë të kompanive të ndryshme private në Kosovë, kanë parashtruar kërkesa për kompensim të pagave, ndërkaq për kompensim dhe subvencionim të qirasë kanë paraqitur kërkesë mbi 15 mijë biznese.

    Pagat e punëtorëve në vlerë prej 170 euro në muaj që u janë shpërndarë punëtorëve vetëm për një muaj, me miratim të buxhetit do të ndahen edhe për një muaj tjetër. Po ashtu do të bëhet pagesa e mbetur e asistencës mujore prej 130 euro për qytetarët që humbën vendin e tyre të punës.

    Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme menjëherë pas rishikimit të buxhetit do të bëhet subvencioni i qirasë deri në pesëdhjetë për qind të vlerës së qirasë.

    Në vlerë prej 2 milionë euro sipas Pakos emergjente fiskale do të mbështeten iniciativat dhe projektet që synojnë përmirësimin e jetës së komuniteteve jo shumicë në Republikë e Kosovës, e të cilët janë goditur nga situata e emergjencës së shëndetit publik.

    Në vlerë prej pesë milionë euro sipas Pakos emergjente fiskale do të rritet buxheti për grante dhe subvencione për Ministrinë e Bujqësisë për rritje të prodhimit bujqësor.

    Në shumën deri në dhjetë mijë euro për periudhën 2 vjeçare, sipas pakos emergjente fiskale në vlerë deri në 15 milionë euro do të mbështeten mikro-ndërmarrjet dhe të vetë–punësuarit nëpërmjet programeve të caktuara të Fondit Kosovar për Garanci të Kredive.

    Deri në 10 milionë euro do të mbështeten eksportuesit.

    Pakoja emergjente fiskale parasheh edhe masa tjera që mbështet qytetarët dhe bizneset.

    Humbjet ekonomike nga COVID-19 ende nuk dihen

    Për të zbutur dëmet ekonomike të shkaktuara nga pandemia e COVID-19 Oda Ekonomike e Kosovë (OEK), në një hulumtim të bërë ka vlerësuar se Kosovës do t’i duheshin deri në 600 milionë euro.

    Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi pati thënë se shifra deri në 600 milionë euro do të ndihmonte bizneset të dalin nga kriza ekonomike që janë futur.

    “Kjo shifër mund të jetë një kontribut i duhur dhe që mund të ndikojë në rimëkëmbjen të shpejtë ekonomike”, ka thënë Rukiqi.

    Kosova ende nuk ka bërë një përllogaritje se sa mund të jenë shkaktuar humbje ekonomike vendit si pasojë e pandemisë.

    Ministrja Hykmete Bajrami thotë se sipas parashikimeve ekonomia e Kosovës do të ketë një tkurrje ekonomike në vitin 2020 minus tre për qind, por që një kalkulim isaktë, sipas saj, do mund të bëhet në fund të vitit.

    “Duhet të jemi të kujdesshëm pasi që nëse nuk respektohen rekomandimet e ISHPK-së nëse vjen mbyllja e sektorëve të tjerë apo lëvizja e qytetarëve humbjet ekonomike do të jenë më të mëdha dhe kjo është brenga e gjithë neve”, thotë Bajrami.

    Ndryshe, sipas parashikimeve të mekanizmave ndërkombëtarë ekonomia e Kosovës mund të shënojë rënie ekonomike mbi 5 për qind.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.