×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Çfarë hanë për mëngjes njerëzit më jetëgjatë dhe më të shëndetshëm në botë?

    FrontOnline
    09 Nëntor 2023

    Ushqimet e plota me origjinë bimore përbëjnë deri në 80 për qind të dietës në zonat blu, dhe ato plotësohen nga sasi më të vogla të mishit, peshkut dhe produkteve të qumështit.

    Njerëzit më jetëgjatë në botë jetojnë në të ashtuquajturat zona blu. Ka pesë zona të tilla në Tokë – ishulli italian i Sardenjës, ishulli japonez i Okinawa, ishulli grek i Ikaria, gadishulli Nicoya në Kosta Rika dhe qyteti kalifornian i Loma Linda, shkruan Punkufer, transmeton FrontOnline.

    Një përqindje e madhe e njerëzve mbi 100 vjeç jetojnë në ato vende, si dhe grupe njerëzish që janë plakur pa problemet tipike shëndetësore që prekin një pjesë të mirë të botës – nga obeziteti dhe sëmundjet e zemrës e deri te format e ndryshme të kancerit.

    Okinawa

    Vakti i parë i ditës në ishullin japonez të Okinawa është dukshëm i ndryshëm nga ajo që shumica e njerëzve konsumojnë në mëngjes në shtëpi. Një mëngjes tradicional zakonisht përbëhet nga një lloj drithërash – oriz zakonisht i zier i kombinuar me sojë të fermentuar (natto). Vakti pasurohet shpesh me supë miso, alga deti nori, perime të freskëta dhe turshi, një copë peshk të pjekur në skarë dhe/ose tofu.

    Ikaria

    Banorët e Ikaria-s e nisin ditën e tyre me një filxhan çaj bimor – shpesh i bërë nga barishte që i kanë mbledhur dhe tharë në të egra. Me stomakun bosh do të marrin edhe një lugë mjaltë të bërë vetë dhe do ta derdhin me një filxhan qumësht të ngrohtë dhie për të forcuar imunitetin. Për mëngjes, ata do të hanë bukë me drithëra integrale që e kanë pjekur vetë dhe do ta kombinojnë me djathë shtëpie, kos dhe perime nga kopshti i tyre.

    Linda Loma

    Bollguri i gatuar me fruta të rritura në shtëpi dhe pa ëmbëlsues artificialë është një zgjedhje e preferuar e mëngjesit për shumë banorë të Linda Loma. Bollguri është pasuruar gjithashtu me erëza si kanella, por edhe me burime të yndyrave bimore si arrat për të përftuar një vakt të shijshëm dhe të plotë ushqyes.

    Nicoya, Kosta Rika

    Orizi dhe fasulet janë një kombinim i preferuar në vendet e Amerikës Latine, të cilat popullsia i ha të paktën një herë në ditë. Kosta Rika nuk bën përjashtim. Në zonën blu të Nicoya-s, një kombinim i orizit, fasuleve të zeza dhe frutave dhe perimeve të ndryshme është i popullarizuar – çdo gjë nga domatet dhe avokadot, përmes papajave e deri te bananet delli. Së bashku me orizin dhe fasulet, shpesh shërbehen disa lloj vezësh të pjekura në shtëpi – vezë të fërguara ose vezë të ziera.

    Sardenja

    Mëngjesi nuk është vakti më i rëndësishëm në Sardenjë. Italianët në përgjithësi nuk janë adhurues të mëdhenj të mëngjesit – është më e rëndësishme për ta që ta nisin ditën me një filxhan kafe të mirë sesa

    ushqim. Barinjtë në Sardenjë e fillonin ditën e tyre me simite të holla të bëra me miell gruri me një copë djathë deleje të bërë vetë dhe një filxhan qumësht.

    Edhe sot, disa njerëz do të hanë një tas me qumësht në të cilin kanë njomur bukën e vjetër dhe në meny mund të gjeni edhe disa fruta të freskëta të vjela nga një pemë në oborr./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Të tjera
    Lajme25 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik të Universitetit Dalhousie në Halifax të Kanadasë, përmendi...
    Front TV25 Nëntor 2024
    Pak para përfundimit të mandatit të qeverisë Kurti, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë debat parlamentar më 2 dhjetor. Aty...
    Sport25 Nëntor 2024
    Llapi e ka mbyllur me epërsi minimale, 1:0 pjesën e parë të njërit prej derbive të xhiros së 14-të të Superligës së...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka mbyllur procesin e konsultimeve me faktorin politik dhe institucional për caktimin e datës së zgjedhjeve të...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar sot me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin. Krasniqi përmes një postimi...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Olaf Scholz zyrtarisht kandidat i SPD për kancelar. Siç raporton Deutsche Welle Shqip, thuhet se kancelari i tanishëm Olaf Scholz do të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.