×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Çelja e negociatave për “Themeloret”, Rama: Bashkimi me Europën rrugë me dy korsi, nevojiten reforma dhe kriteri politik

    FrontOnline
    19 Tetor 2024

    Kryeministri Edi Rama në episodin e 6-të të podkastit “Flasim” u ndal te çelja e negociatave për grup-kapitullin “Themeloret”, ndërsa solli në vëmendje rëndësinë dhe përfitimet që vijnë nga ky proces.

    Ai e ka quajtur bashkimin me Europën, si një rrugë me dy korsi, korsia e punës së përditshme të reformave, si dhe korsia politike.

     “Ky podkast i kushtohet ditës më të rëndësishme, historike, në kuptimin e plotë të fjalës, të misionit tim, qyshse më keni besuar privilegjin e udhëheqjes së Shqipërisë sonë të përbashkët”, u shpreh Rama.

    Kryeministri theksoi se është e nevojshme që publiku të informohet, pasi ka një mjegull, keqkuptim, përzierje llafesh mbi këtë proces që është shumë teknik.“Bashkimi me Europën është një rrugë me dy korsi: korsia e punës së përditshme të reformave, masave dhe vlerësimeve faktike dhe teknike që bëhen në Komisionin Europian dhe është korsia politike, sepse ajo është një familje politike që vendos përtej atyre që janë kritere objektive”, tha Rama.

    Kryeministri theksoi se në më shumë se një rast ne e kemi parë që negociatat për sa i përket rekomandimeve të Komisionit na janë hapur dhe rekomanduar të fillojnë, por dera ka qëndruar e mbyllur duke na shtyrë në kohë.

    Ndërsa vlerësoi kapacitetet e dëshmuara nga ekipi negociator dhe administrata publike, Rama u shpreh se beson më tepër se kurrë se “ne jo vetëm për arsye politike dhe mënyrës se si funksionon Europa, por thjesht dhe vetëm se kemi këto kapacitete, do ta arrijmë këtë gjë (anëtarësimin) brenda kësaj dekade. Jam i bindur 100%”.

    Për Ramën, “BE, patjetër që nuk është perfekt ka nevojë për t’u rimenduar në funksion të projketit të hedhur nga themeluesit, pra duhet thelluar se është projekt i papërfunduar”.

    “Por ka një gjë që shqiptarët e mbështesin BE-në, në qindra vjet nuk kanë pasur kurrë mundësinë të zgjedhin. Për ne kanë zgjedhur të tjerët. Kemi kaluar në perandori e regjime, nuk kemi pasur mundësi për të zgjedhur. Mundësia për të zgjedhur na erdhi kur ra Muri i Berlinit dhe ne zgjodhëm”, tha Kryeministri.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Policia e Shtetit e Shqipërisë ka njoftuar se është kanë pranuar informacion se në Himarë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit,...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të enjten se një “krizë e minutës së fundit” me Hamasin po pengonte miratimin izraelit për një armëpushim...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së Armëpushimit në Gaza. Në një postim në rrjetet sociale kreu i...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje në formë elektronike, në të cilin ka marrë dy vendime. Në njoftimin e lëshuar...
    Lifestyle16 Janar 2025
    Mishi i kuq ka qenë pjesë e dietave në mbarë botën që nga kohët e hershme të njerëzimit dhe është një burim...
    Lajme16 Janar 2025
    Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka ngritur shqetësime për përfshirjen e fëmijëve në aktivitetet elektorale nga disa subjekte politike....
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e nderimit të organizatave që kanë dalë nga lufta, duke...
    Lajme16 Janar 2025
    Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim (QNTKSh), u realizua trajnimi intensiv për Mbijetesë Malore në kushte dimërore për kadetët e vitit...
    Lajme16 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti sot në takim Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian dhe Shefe e Misionit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.