×
  • Sport
  • Sport

    Cannavaro në Tiranë: Shqipëria ka lojtarë me përvojë, Italia të ketë kujdes

    FrontOnline
    19 Prill 2024

    Ish-futbollisti kampion Bote i Italisë, Fabio Cannavaro, ishte i ftuar për të mbajtur një leksion të hapur në kursin e UEFA PRO, në shtëpinë e futbollit në Tiranë. Fituesi i Topit të Artë në vitin 2006 ndau me të pranishmit eksperiencën e tij si futbollist, por edhe si trajner, teksa dha opinion e tij mbi tema të ndryshme gjatë seancës së kursit, e cila zgjati për më shumë se dy orë.

    Pas leksionit, ish-mbrojtësi nuk la pa komentuar dhe ndeshjen e Kampionatit Europian mes Shqipërisë dhe Italisë, duke theksuar se kjo përballje ka një rëndësi shumë të madhe.

    “Unë mendoj gjithmonë që ndeshja e parë e një Botërori apo e një Evropiani është ajo më e ndërlikuara, sepse vihet nga një periudhë pune, skuadrat nuk dihen sesi janë dhe sigurisht që të luash ndaj një skuadre si e Shqipërisë nuk është e lehtë, sepse është një ekip i ri në moshë, i fortë, me një trajner të përgatitur dhe sigurisht për Italinë do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë”, tha ai.

    Cannavaro analizoi dhe përfaqësuesen “Azzurre”, por mbi të gjitha theksoi se gëzon një konsideratë maksimale për trajnerin Spalletti.

    “Italia është një skuadër me një trajner të ri, me lojtarë që kanë përvoja të ndryshme. Spalletti është padyshim një trajner që ka përvojë të madhe në nivel ndërkombëtar, por ndeshja e parë do të jetë e vështirë, sepse ju e dini që në Itali humbet një ndeshje e pastaj bëhet dramë”, u shpreh Cannavaro.

    50-vjeçari më pas u ndal edhe tek Kombëtarja e Shqipërisë, për të cilën gëzon një respekt maksimal, duke kujtuar dhe ecurinë që kuqezinjtë patën në kualifikuese.

    “Nuk ka nevojë të pyesësh njeri për Shqipërinë, mjafton të shohësh fushatën eliminatore që bëri përfaqësuesja juaj. Nuk bëhet fjalë për frikë këtu, sepse respekti është i madh, pasi Kombëtarja juaj ka lojtarë që luajnë të gjithë jashtë, kanë përvojë ndërkombëtare dhe shumë prej tyre luajnë në kampionatin italian. Në fazën finale të një turneu të tillë nuk të bën askush dhurata”, u shpreh Cannavaro.

    Sa i takon mundësisë që Shqipëria të bëjë surprizën në Europianin e këtij viti, ish-futbollisti i Juventusit dhe Interit ishte i bindur se kuqezinjtë kanë të gjithë të drejtën të shpresojnë dhe besojnë se mund të luajnë edhe pas fazës së grupeve.

    “Sigurisht, përse të mos ketë mundësi?! Në fushë shkojnë e luajnë futbollistët dhe jo historia. Luajnë skuadra që janë super të përgatitura dhe nuk ka sot një skuadër në botë, në këto nivele, që të mos jetë e përgatitur teknikisht dhe taktikisht, dhe, prandaj, pse duhet ta nënvlerësojmë Shqipërinë?! Unë kam patur lojtarë shqiptarë, kam patur Veselin kur drejtoja Beneventon. Nga kjo përfaqësuese më pëlqejnë disa, sepse keni shumë lojtarë që luajnë në Itali, janë dy qendërmbrojtës shumë të mirë, u shpreh ish-kampioni i botës.

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Sport27 Prill 2024
    Trajneri, Ismet Munishi i ftuar në “Blic Interview” ka folur për shumë tema rreth futbollit kosovar, ku ndër të tjerash u ndal...
    Sport27 Prill 2024
    Leicester City ka siguruar rikthimin në Ligën Premier, kjo falë humbjes tronditëse 0 të Leeds United ndaj QPR si mysafir me rezultat...
    Sport26 Prill 2024
    Në vitin 2023, Lionel Messi e fitoi Topin e Artë për të tetën herë që ishte një rekord. 36-vjeçari e mori çmimin...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Vip26 Prill 2024
    Blogerja Sara Hoxha, e njohur si gruaja e këngëtarit të njohur Ledri Vula, pas krisjes së marrëdhënies me partnerin e saj, ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.